Xhemaili rrëfen tmerin: “Nuk e kam përjetuar kurrë”Shqiptari nga Maqedonia pas humbjes se Torinos: "Ne kemi tifozë shumë gjaknxehtë në raport me futbollin italian. Të gjithë kërkojnë largimin e trajnerit. Kaq shpejt ndryshon këtu. Një he

Humbja në shtëpi 1-4 kundër Fiorentinës i ka nervozuar jashtë mase tifozët e Torinos, klubi të Serisë A në Itali. Shqiptari nga Maqedonia, Blerim Xhemaili tregon për faqen zvicerane bazonile.ch, atë që përjetoi nga reagimi i ultrasve torinezë.
Pak para përfundimit të takimit tifozët torinezë braktisën ndeshjen në “Olimpicio” dhe pritën për minuta të tëra të revoltuar lojtarët në derën e daljes në stadium, duke i fyer në kor. “Vetëm pasi folëm me ta, na lejuan ata të kalonim”, - tha Blerim Xhemaili në lidhje me protestën e tërbuar të ultrasve të “Toro”-s.
“Unë pyesja veten, - vazhdon Blerimi, - se nëse kjo ndodh kështu kudo. Por ne kemi tifozë shumë gjaknxehtë, në raport me futbollin italian”. Xhemaili, shton se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte i kërcënuar në mënyrë të tillë. “Nuk e kam përjetuar kurrë diçka të tillë më parë”.
Pas barazimit 2-2 kundër Milanit para dy javësh, Xhemaili pohoi se futbollistët kishin marrë komplimentet më të zjarrta nga tifozët, por dy humbje njëra pas tjetrës, e çuan Torinon në vendin e 17-të. “Të gjithë kërkojnë largimin e trajnerit. Kaq shpejt ndryshon këtu. Një herë je mbret, pastaj konsiderohesh i dështuar”.
Xhemaili flet edhe për ndeshjen dhe skuadrën e tij, e para italiane në karrierën e futbollistit të Kombëtares së Zvicrës. “Ne luajtëm për herë të dytë jo mirë. Unë e kuptoj këtë. Por me këtë ekip, ne e kemi plotësisht të mundshme të dalim nga vendet e fundit”. Gjithsesi, shpërthimi i fansave ishte vetëm një shenjë e parë.
E Hene, 08 Dhjetor 2008