Takohen sot për të biseduar për dialogun me Kosovë

Kreu i shtetit të Serbisë do të takohet sot në Beograd për të biseduar për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Kryeministri, Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk e di se në ç’drejtim mund të zhvillohet fare më tutje dialogu më Kosovësn, sepse përfaqësuesit e saj, sipas tij, nuk dëshirojnë të bisedojnë për dhënien e kompetencave ekzekutive Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, transmeton RTK.
Kryeministri serb ka deklaruar se Serbia i mbetet besnike dialogut si një nga mënyrat për zgjidhje, por situata nuk është fare naive, veçse tepër e rëndë, duke shtuar se “do t’u ekspozohemi trysnive të mëdha dhe manipulimeve”, dhe ka bërë thirrje për mençuri.
Kurse Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë dje në takime me ambasadorin amerikan në Beograd, Majkël Kirbi se mbështetja e SHBA-së në bashkësinë ndërkombëtare do të ndihmonte që sa më shpejtë të arrihet zgjidhja e problemit të Kosovës që do të ishte e pranueshme për të dy palët.
Nikoliq ka biseduar me ambasadorin Kirbi në prag të vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel. Sikurse është kumtuar nga kabineti i Nikoliqit, ambasadori Kirbi e ka konfirmuar se qëndrimi i administratës amerikane është që zgjidhja e çështjes së Kosovës të arrihet sipas mënyrës që do ta kënaq edhe palën serbe edhe shqiptare, që është qenësore për mbarë rajonin./Indeksonline/