Auditori i Përgjithshëm ka rekrutuar punëtorë jashtëligjshëm

Se problemet e ngritura nga Sindikata e Punëtorëve në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës (ZAP) nuk janë “gënjeshtra, mite e thashetheme”, siç i ka quajtur shefi i ZAP-it, Lage Olofsson, i vërtetojnë anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës dhe Këshilli i Pavarur për Shërbimin Civil në Kosovë. Deputetët thonë se kanë qenë në dijeni për parregullsitë e shumta, sidomos në rekrutimin e personelit brenda Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Këshilli i Pavarur për Shërbimin Civil në Kosovë i kanë ngritur këto shqetësime qysh para një viti, por asnjë nga vërejtjet dhe rekomandimet nuk kanë ndikuar tek Zyra e Auditorit. Menaxhmenti i kësaj zyre ka hapur konkurse dhe ka pranuar jashtëligjshëm punëtorët në punë, i ka graduar ata sipas pëlqimit të shefit të Zyrës dhe janë degraduar po me teke të tija. Këto parregullsi i pohon edhe një punëtor i kësaj zyre, por pa folur me emër, nga frika e pasojave./koha.net/Indeksonline/