Bosh: Qytetaret te pajisen me karta identiteti
Shefi i misionit te OSBE,Robert Bosh, eshte ndalur ne qytetin e Korces, ku ka folur per rendesine e procesit te zgjedhjeve dhe te pajisjes se qytetareve me karta identiteti. Bosh tha se shpresoj qe zgjedhjet e qershorit te jene transparente, te ndershme dhe te zhvillohen ne menyre korrekte. Kjo eshte e vetmja gje qe komuniteti nderkombetar shpreson te shohe. Ai u shpreh se per te realizuar zgjedhje sipas standardeve, eshte e domosdoshme pajisja e qytetareve me karta identiteti. Nuk me mbetet gje tjeter, tha Bosh,vecse te perseris apelin per te gjithe qytetaret shqiptare, qe te aplikojne per kartat. Ky eshte nje proces mjaft i rendesishem, u shpreh shefi i misionit te OSBE. Te gjithe ata qe nuk kane pasaporte duhet te aplikojne per karten e identitetit, pasi ajo nuk eshte e vlefshme vetem per zgjedhjet, por perdoret edhe per te marre sherbime te tjera. Keto deklarata Bosh i beri pas perfundimit te nje takimi me perfaqesues te shoqerise civile ne qytetin e Korces dhe drejtues lokale. D.Zisi