E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhensila Myrtezai: Pas nje pauze, do te rikthehem serish te "dashuria" ime Izaura Ndoj

Megjithese eshte shume e re ne moshe, ajo tashme eshte bere nje emer i njohur i skenes muzikore. Kjo eshte Xhensila Myrtezai, e cila me nje buzeqeshje qe percjell miresi edhe ne skene, ka ditur qe te beje per vete jo vetem spektatoret por edhe shume nga koleget e saj. Ne nje interviste per suplementin "Koha Tjeter", ajo rrefen per pjesemarrjen dhe vleresimin ne festivalin "Kenga Magjike" ku ajo jo vetem u prezantua denjesisht, por arriti te marre edhe nje cmim. Pjesemarrja ne kete festival ashtu sic shprehet edhe ajo ka qene nje pervoje e mrekullueshme, edhe per faktin se ka mundur te konkurroje perkrah artisteve me te mire te skenes shqiptare. Sigurisht qe, ne kete interviste nuk mund te rrinim pa e ngacmuar paksa edhe per marredhenien e saj me aktorin e humorit, Besart Kallaku.

Edicioni i 14-te i "Kenges Magjike" ju ngjiti ne arenen e tij per here te pare. Si u ndjete?

Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe marr pjese ne "Kenga Magjike", por ne ate kohe kur jam ngjitur per te konkurruar, kam qene shume e vogel dhe nuk besoj se publiku ka mundur te me identifikoje. Ka qene nje pervoje e mrekullueshme, ka qene nje emocion dhe nje nder mbi te gjitha, per faktin se kam qene perkrah artisteve me te mire dhe me te mirefillte te muzikes shqiptare.

Ne kete festival u vleresuat me cmimin "Diskografia me e mire". Mendoni se ishte nje cmim dinjitoz per ju?

Patjeter qe vleresimi ishte nje tjeter emocion me vete. Jam ndjere shume e vleresuar dhe e nderuar nga te gjithe miqte, qe me perkrahen dhe vleresuan ne kete event qe tashme eshte kthyer ne nje tradite te vecante per muziken shqiptare.

Jemi ne prag te Festivalit te RTSH-se, mendoni t'i riktheheni serish, pas perfomances se vitit te kaluar?

Kam marre pjese ne jubileun e tij, ne 50-vjetorin e krijimit te Festivalit te RTSH-se dhe kam qene e kenaqur. Kete vit them te bej nje pushim te shkurter dhe ti rikthehem serish, pasi festivalet jane dashuria ime e dyte.

100-vjetori i Pavaresise ju ka sjelle neper skena dhe koncerte te ndryshme ne mbare vendin...?

100-vjetori i Pavaresise se Shqiperise na ka gjetur neper sheshe dhe qytete te ndryshme te trojeve shqiptare. Gjate kesaj kohe kam qene shume e angazhuar neper koncerte te ndryshme, por na ka ofruar nje fryme dhe nje ndjesi qe rralle e prek ne muzike. Eshte nje eksperience shume e bukur, pasi njihemi me vende dhe tradita patriotike dhe njerez qe duan vendin tone.

E shtuna e "100 vjet muzike" ne Tv Klan, do t'iu gjeje perkrah kantautoreve me te mire te vendit?

Sigurisht qe evente te tilla nuk jane te shpeshta ne Shqiperi dhe te dhurojne nje lloj sadisfaksioni. Te kendosh perkrah kantautoreve me te mire si Sander Gjoka, Pirro Cako, Francesk Radi, Redon Makashi dhe shume artiste te tjeter. Nje falenderim i vecante shkon per Pandi Lacon dhe Adrian Hilen qe me besuan mua te kendoj nje kenge shume te arrire me Pirro Cakon, nje duet qe Pirro e ka kenduar me Rovena Dilon para disa vitesh.

Se shpejti do t'iu shikojme me ndonje klip te ri, pasi sezoni veror ju gjeti mes shume angazhimesh dhe suksesesh?

Sigurisht qe nuk shkeputem asnje moment nga muzika, por tani mendoj te bej nje pushim. Jam ende duke kerkuar kengen e duhur! Ndoshta periudha e pranveres do me sjelle per publikun me shume projekte dhe klipe te reja.

U ben kaq pak vite qe ju jeni identifikuar si nje ze i embel i muzikes se lehte shqiptare. Si i kujtoni fillimet tuaja ne muzike?

Kane nisur me interpretimet e para brenda mureve te shtepise! Spektatoret e pare kane qene prinderit, duke qene dhe shtysa e pare qe une t'i perkushtohesha muzikes. Me vone ka qene nje profesoreshe muzike, qe ndezi plotesisht deshiren qe une ti perkushtohesha kenges dhe te mos ndalesha asnje moment.

Si nis nje dite e zakonshme per ju, pasi jeni e angazhuar dhe ne Universitete?

Si zakonisht zgjohem heret per tu bere gati per Universitet, pasi ndjek degen "Marredhenie me publikun". Me pas vazhdoj me angazhimet e muzikes dhe angazhimet ne cift.

Ju zene shume kohe angazhimet ne cift?

E kam thene dhe e rithem serish, perderisa jemi bashke ndihemi mire me njeri-tjetrin dhe koha eshte gjithmone me ne. Ne e kompletojme njeri-tjetrin!

Te qenit artist eshte nje faktor qe te afron me shume?

Patjeter qe muzika dhe aktrimi jane dy faktor te rendesishem ne jetet tona. Besoj se dhe kjo ka qene nje shtyse per te na lidhur me shume.

Perfomanca dhe imazhi jane elementet kryesor qe nje artist duhet te kete ne gare. Per ju kush kujdeset?

Idete jane te mijat, por qe i realizon mrekullisht dhe bukur stilistja Rezarta Skifteri.

Cilat jane projektet e ardhshme qe do t'iu rikthejne ne skene?

Ne fakt, jam shume spontane dhe nuk me pelqen te bej plane apo projekte. Kur te risjell nje gje te re do te jete ne nje moment shume te shkurter. Me pelqejne surprizat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›