Dua me shume Kosoven Alida Cenaj
Per nje eksperience te nisur vec nga kureshtja, spektaklet e bukurise i kane dhene shume, por edhe i kane kushtuar Loreta Abdylit. Brenda pak muajsh ka fituar tre kurora bukurie, dy ne Gjermani dhe nje cmim ne "Miss Globe 2012", por per te fituar keto ka bere kompromis me veten t'i lere te presin nje vit studimet e larta dhe te mos provoje spektaklin e madh te bukurise "Miss Gjermania", ku mund te ishte edhe pretendente per nje cmim te madh. Ne vend te tij, zgjodhi te perfaqesonte Kosoven ne garen nderkombetare te bukurise, te organizuar ne Vlore mbremjen e 10 nentorit. Me fashen e "Miss Pavaresia" bukuroshja 18 vjecare, e lindur ne Essen, ne Gjermani duket me shume se e kenaqur. Ka marre titullin qe i shkonte me shume. Pastaj i ka sherbyer me se miri kjo pjesemarrje. Jo vetem pse perfaqesoi vendin prej nga ka prejardhjen, por edhe sepse qe tani ka plot oferta qe e presin ne Kosove dhe qe ndoshta mund t'i japin nje rrjedhe krejt te ndryshme planeve qe hartonte per veten deri diten kur shkeli kufirin shqiptar.
Keshtu thote pas pershendetjes se pare ne nje nga baret ne qender te Tiranes, duke folur ne nje interviste per revisten Klan. Shume vemendje e perqendruar mbi te brenda pak javesh, shnderrimi ne nje personazh publik, sidomos ne Kosove, interes mbi jeten e saj personale, per familjen, prinderit, per cfaredo kontrate qe do te nenshkruaje ne te ardhmen. Nuk kalon pa rene ne sy edhe ne barin e zhurmshem, sado qe bashke me menaxheren e saj, Malbora Gurra, kane zene nje tavoline ne cep, thuajse ne gjysmeerresire. Nuk mban fashen e miss-it dhe as ndonje kurore. Nuk eshte e veshur as ekstravagante, sic mund te ndodhe te shohesh shpesh ne rruget e Tiranes. Edhe pse me xhinse dhe nje bluze pambuku, floke te mbeshtjella pas kokes pa kujdes (pas intervistes), e siguron vemendjen e gjithkujt qe hyn e del ne lokal dhe gjithe te tjereve qe i jane ulur afer. Tiparet zeshkane mesdhetare, syte e zinj, hunda perfekte, nje buzeqeshje qe zbulon nje rresht dhembesh te bardhe dhe linjat prej modeleje mjaftojne.
Megjithate Loreta kthen perfundimisht kurrizin per t'u perqendruar ne cfare do te tregoje. Flet nje shqipe te rrjedhshme, pak dialektore, si vajze Gjilani qe eshte - sic e quan veten- por prape se prape mendohet gjate perpara se te ktheje pergjigje. Per me teper qe keto javet e fundit ia kane peshtjelluar paksa idete. Per here te pare kur vendosi te regjistrohej ne nje konkurs bukurie kishte ne plan vetem te kenaqte kureshtjen e vet: te zbulonte cfare ndodhte ne paskuinta, si ishte te merrje pjese ne nje konkurs bukurie, sa miqesore mund te ishin vajzat me njera-tjetren, si mund te perjetohej konkurrenca ne nje skene te tille e te tjera si keto. E provoi dhe ne fund arriti ne perfundimin se nuk ishte edhe aq e lehte sa c'dukej nga televizori. Duheshin dite te tera pergatitjesh, ushtrime per te ecur mire dhe bukur ne skene, per te treguar edhe vlera te tjera pervec bukurise, per t'i bere balle konkurrences se shume vajzave te tjera te bukura, njesoj si ajo.
"Megjithate perfundimtarja eshte absolutisht nje eksperience e bukur", shton pasi ka rreshtuar te gjitha keto. Sidomos kur edhe fundi eshte i bukur dhe shenon nisjen e dickaje te re. Sepse keshtu ka qelluar per "Miss Diasporen" e ketij viti. Nga kureshtja fitoi titullin e me te bukures nder shqiptaret qe jetojne larg trevave shqipfolese. Pastaj doli e dyta ne spektaklin e bukurise se qytetit ku ka lindur dhe jeton, Dyseldorf, duke i hapur vetes driten jeshile per te konkurruar ne garen kombetare gjermane te bukurise. Dhe ne fund, fale lidhjeve te menaxheres, zgjodhi te hiqte dore nga "Miss Gjermania" per te ardhur ne Shqiperi, si perfaqesuesja kosovare ne "Miss Globe 2012".
"Qelloi qe te dy spektaklet te ishin shume afer, "Miss Gjermania"zhvillohej me 6 nentor, ndersa "Miss Globe" me 10. M'u duk me i rendesishem ky i fundit. Per me teper qe do te perfaqesoja vendin tim, Kosoven dhe ky eshte nje privilegj", thote duke shtuar se nuk eshte pishman pse e la Gjermanine. Ndoshta nuk do te kishte dale e para, por edhe pa gje veshtire t'a kishte permbyllur kete eksperience. Si shoqeruesja e dyte e "Miss Dyseldorfit", Loreta shijoi interesin e gjithe salles qe ndoqi spektaklin, por edhe te publikut pas perfundimit te tij. Gjermania eshte nje vend qe ofron shume me teper sesa Shqiperia apo Kosova per vajza te bukura si Loreta dhe qe synojne tregun e modeleve apo ate te prezantueses ne televizion. "Mund te me ishin hapur shume rruge sigurisht, por duhet thene edhe se deri me tani nuk ka ndodhur qe titullin "Miss Gjermania" ta kete fituar nje e huaj. Jam e sigurte qe kam bere zgjedhjen e duhur", thote ajo. Se pari sepse ne Kosove e deshen bijen e dy prinderve nga Gjilani, te larguar nga vendi diku ne fillimvitet '90-te. "Kete vit organizatoret e "Miss Globe" kishin menduar nje tur disa ditor ne Kosove. Vizituam Prizrenin e Mitrovicen dhe ndalem ne shume vende gjate rruges. E ndjeja qe me perkrahnin sepse kudo ku shkonim degjoja thirrje qe me jepnin zemer. Nuk me njihnin sepse une vija nga Gjermania, por serish me donin". Pervec kesaj ajo vizite i ka sherbyer per te lidhur kontaktet e para me Prishtinen. Ende pa perfunduar "Miss Globe" ka marre oferten per te qene imazh i nje kompanie atje, cka per Loreten nenkupton mundesi te reja pune qe permbushin edhe nje deshire te familjes se saj, te cilen e degjon te thuhet cdo dite ne shtepi: dikur te gjithe do te kthehen.
"Per te marre pjese ne keto kompeticione kete vit hoqa dore nga studimet e larta. Ne nje vend si Gjermania nuk justifikohen mungesat pse merr pjese ne nje konkurs bukurie. Duhej te zgjidhja edhe ketu. Si perfundim vitin e ardhshem me patjeter do te nis studimet e larta ne degen qe dua me shume, gazetarine, ndersa pergjate ketij viti do te perfitoj nga te gjitha mundesite qe me kane dhene keto pjesemarrje".
Eshte kontrata qe e pret ne Prishtine, por edhe plani per te aplikuar neper agjenci modelimi sapo te kthehet ne Gjermani. Puna e modeles i pelqen bukuroshes shqiptare dhe nuk e quan aspak mision te pamundur pozimin per firma te njohura. Madje do t'a kerkoje kete gje, deri kur ta pranojne si modele. Pastaj me vone, ne planet e medha te Loretes, eshte televizioni. Ka filluar te aplikohet qe tani me te foluren e rrjedhshme. I ve veshin cdo fjale apo fjalie prej te ciles mund te mesoje dicka te re dhe skuqet kur tregon se e praktikon kete kur eshte vetem.
"Vecse te parat ne radhe jane studimet e larta. Nuk mund te arrij askund pa to. Vertete keto muaj, duke filluar qe nga qershori kur ishte "Miss Diaspora", bera kompromise me veten dhe zgjodha, por diten qe do te nis shkollen, modelimi do te jete ne plan te dyte. Ka kohe per t'iu perkushtuar me kohe te plote". Ketu perfshihet edhe ideja e kthimit pergjithmone ne Kosove. Te pakten tani, sado me me shume mundesi te jete Gjermania, te jetuarit ne Kosove e tundon. Provat e para do t'i beje ne muajt ne vijim, per punen qe e pret e ndoshta me vone nuk do te jete cudi sikur te vendoset ne Prishtine. "Edhe prinderit e mi e kane pasur gjithmone kete ide. Destinacioni final i tyre ka qene gjithnje Gjilani, pavaresisht emigracionit. Ata e dine se femijet, une dhe dy vellezerit e mi, do te marrim drejtimin tone ne jete, dhe kjo per ta nenkupton kthimin prane te afermve qe jetojne ne vendlindje".
Lidhjet me te cilet, sado qe ka lindur dhe jetuar larg tyre, nuk i ka shkeputur as Loreta. Ajo dhe familja e saj e vizitojne Kosoven cdo vit. Kane edhe nje xhaxha qe jeton prane tyre ne Essen, dajallare ne Zvicer, por te gjithe planifikojne nje dite kthimin."Edhe une ne Kosove ndihem shume me rehat se atje". E thote kete edhe pse ndersa pershkruan keto vite qe jeton ne Gjermani, nuk i ka ndodhur ndonjehere te ndihet e perjashtuar pse eshte e huaj. "Ndoshta pak ne fillim", shton. "Vite me pare mamaja dhe ne femijet u kthyem per disa kohe ne Kosove per shkak te dokumentave. Klasen e pare dhe gjysmen e vitit te klases se dyte e kam bere ne Gjilan. Ne shtepi flisnim shqip, ndersa te gjithe miqte tane ishin shqiptare, keshtu qe nuk e kisha te veshtire me gjuhen shqipe. Madje gjate atyre viteve me dukej sikur e kisha harruar fare gjermanishten. Pastaj u kthyem dhe u bashkuam me babin. Nisa shkollen ne Essen dhe ndoshta shkolla eshte vendi ku e ndjen me shume se je e huaj. Atje nuk ka ndasi tek klasat, te huaj dhe gjermane jane bashke. Por une e kuptoja cdo here qe ndodhte dicka e keqe, ndonje gabim fjala vjen. Nese kete e bente nje gjerman nuk merrej vesh nga askush, por nese fajtori ishte i huaj, edhe faji merrte permasat e te gjithe shkolles".
Ndersa ne pjesen tjeter jashte shkolles, paragjykimin e ka pasur larg vetes. Mikeshat e saj jane edhe gjermane, por edhe shume shqiptare, kosovare si ajo. Pastaj ne fundjave, ose dite pushimi, Loreta i vjen ne ndihme familjes. I ati ka nje restorant italian dhe nje firme import-eksporti dhe puna qe i kane ngarkuar eshte ne banak. "Dikur, ne vitet e para te emigrimit babai punonte ne ate restorant", i pergjigjet pyetjes se si nje familje kosovare ka marre persiper t'u ofroje klienteve kuzhine italiane. "Aty i ka mesuar sekretet e ketij zanati. Kohe me vone ai ndryshoi pune dhe kur mori vesh qe restoranti kishte dale ne shitje, e bleu. Meqe ka nje klientele te perhershme, pothuaj te gjithe gjermane, vendosi te mos e ndryshonte edhe restorantin, edhe specialitetet qe ofronte. Stafi eshte i njejte, kuzhinieri eshte italian, thjesht ka ndryshuar i zoti", shpjegon ajo.
Aty punon shpesh edhe Loreta, ndersa thur planet per veten. Thote se nuk ka qene nxenese e shkelqyer ne shkolle, por as e dobet. Ka nje mesatare te larte, aq sa c'i duhet per te aplikuar dhe per te fituar studimet ne gazetari, te cilat do ta shkepusin ndoshta nga ky punesimi familjar qe tregon se e ben me qejf. "Me pelqen gazetaria sepse ndryshe nga cdo profesion tjeter, te jep mundesi te njihesh me njerez dhe eksperienca nga me te ndryshmet". Dhe do te vihet me kohe te plote ne sherbim te ketyre studimeve.
Pas kesaj vizite te gjate ne Tirane do te shkoje edhe per disa dite ne Prishtine dhe me pas ne Essen. "Me pret vetem familja dhe shoqeria ime", thote per te treguar se vetem kaq jane impenjimet e saj keto kohe. Nuk ka te dashur dhe as pret ndonje feste surprize kur te kthehet. Me shume se asgje tjeter eshte e paduruar per te nisur punen ne Prishtine e nese gjithcka shkon sipas planit, edhe transferimin perfundimisht atje.