Policia: Asnjë motor uji pa leje, rregulla per largesine
06/07/2010 Naim Manuka ashpërson gjuhën: Na marrin në mesnatë në telefon për tiu liruar skuterët
Drejtori i policisë së kufirit dhe migracionit në Durrës, drejtues Naim Manuka, ka replikuar gjatë me disa nga drejtuesit e qeverisjes vendore lidhur me guidat që zhvillojnë në det motorët e ujit në zonën e populluar me pushues. Në takimin e organizuar nga prefekti i Durrësit, Genc Alizoti, kreu i policisë është përballur me kundërshti nga disa drejtues të komunave e bashkive. Prefekti ka thërritur të gjithë kryetarët e komunave e bashkive që kanë nën administrim territore buzë deti, drejtorin e policisë së qarkut, krerë të inspektoratit zjarrfikës, shërbimin e higjienës dhe epidemiologjisë, si dhe aktorë të tjera të përshirë në shtabin e ngritur për mbarëvajtjen e sezonit veror. Është e para herë që në nivel lokal organizohet një takim me prani të të gjithë drejtuesve në nivel lokal, ndërkohë që i pranishëm ka qenë edhe kreu qarkut Seid Kërtusha. Zhurmat e natës në orët e pasmesnatës buzë deti dhe kontrolli i motorëve të ujit në det kanë qenë dy nga çështjet më të diskutuara.
Disiplinimi
Drejtues Naim Manuka ka pohuar se të gjitha mjetet e ujit do të kontrollohen pa hyrë në qytet dhe se nuk do të lejojë asnjë të tillë të bëjë guidë në vendet ku pushojnë qytetarët. Ai bëri të ditur se disa njësi të qeverisjes vendore ende nuk kanë caktuar vendqëndrimet e skafeve private dhe as se cilat janë rrugët që do të ndjekin këta motorë për të hyrë apo edhe për të dalë në det e nga deti. Këto mjete që shërbejnë për qëllime argëtimi janë klasifikuar si shumë të rrezikshme për jetën e pushuesve. Një vit më parë një djalë 27 vjeç nga Kosova vdiq në plazhin tek Shkëmbi i Kavajës, pasi në kohën që lahej në det është goditur nga një skaf. Mjeti nuk u identifikua asnjëherë, ndërsa sivjet i njëjti rrezik pritet të shqetësojë policinë e kufirit. “Drejtoria jonë dhe mjetet e patrullimit që kemi duhet të mbikëqyrin vijën bregdetare nga derdhja e Bunës deri në grykëderdhje të Semanit dhe kjo nuk do të bëhet e mundur nëse nuk do të gjejmë mbështetjen e komunave e bashkive”,-bëri të ditur drejtues Naim Manuka. Ai pohoi se problemet më të mëdha dhe shumë shqetësuese i ka në bregdetin që administrohet nga Bashkia e Durrësit dhe komuna e Rrashbullit. Krey komunës së Rrashbullit Hysen Gashi tha se motorët e ujit mund të bëjnë guidë në det deri në 30 m larg bregut të detit. Kjo solli reagimin e shpejtë të drejtues Manukës, i cili u shpreh se policia nuk do të lejojë askënd të shkelë mbi rregulloren. “Janë të përcaktuara hapësirat se ku do të lundrojnë këto mjete. Ato nuk mund të afrohen më pranë se 300 m nga vija bregdetare dhe smund të shkojnë më larg se 1 milje në thellësi të detit”,- tha Manuka. Komuna e Rrashbullit në ndryshim nga Bashkia e Durrësit nuk ka përcaktuar vendin ku do të qëndrojnë këto mjete deti dhe as nuk ka përcaktuar vendin e lundrimit të tyre. Ende pa filluar mirë sezoni i verës në det janë lëshuar dhjetëra motorë uji, të cilët kanosin jetën e pushuesve. Manuka ka bërë me dije se pronarët e këtyre mjeteve kanë gjetur e vazhdojnë të gjejnë mbështetje tek pushteti lokal, i cili bëhet pengesë për zbatimin e ligjit. “Tek Shkëmbi i Kavajës që e mbuloni ju si komunë e Rrashbullit sapo u njoftova se ka shpërthime me dinamit duke alarmuar pushuesit në bregdet dhe ato leje provizore gjuetie, të cilat janë të dyshimta janë dhënë nga ju e jo nga policia”,-iu drejtua drejtori i policisë kufitare kreut të komunës. Më tej drejtues Manuka informoi shtabin e prefekturës se janë dhjetëra telefonata që e shqetësojnë pas mesnate lidhur me bllokimin që u bën policia motorëve të ujit të palicencuar. “Kjo kategori që nuk telefonon për rend e qetësi, por na kërkon llogari se pse u kemi ndaluar skafin ka mbështetjen e pushtetit vendor”,-deklaroi drejtori policisë kufitare. Më pas ai shtoi se “qëndrimet në këtë tryezë reflektohen tek ata persona për të cilët fola më lart dhe që na kanë marrë erë në qaf vetëm pse gjejnë mbështetje”,-vijoi Manuka. Kreu i policisë siguroi se nuk do të lejojë askënd, qofshin edhe të zgjedhur vendorë, të dëmtojnë punën disavjeçare dhe imazhin e mirë të arrirë me shumë sakrificë. Ai ka kërkuar përcaktimin sa më parë të bazave të skafeve privatë, listën e personave që i posedojnë të pajisur me leje e licencë dhe qëndrimin tyre më larg se 200 m nga bregu. Ndryshe Manuka paralajmëroi nga vendosja e gjobës që varion 80 mijë - 100 mijë deri në sekuestrim të plotë të mjetit. Shtabi do të presë fillimisht programin e bashkive e komunave dhe më pas do të ushtrojë funksionet e kontrollit në terren.
Asnjë në xhiro, para pak ditësh u aksidentua një shtetase
Velipojë, vend të caktuar
dhe leje për motorët e ujit
SHKODER- Shqetësimet që kanë krijuar mjetet motorike të ujit në plazhin e Velipojës dhe një aksident i ndodhur ditën e shtunë është bërë shkak i një takimi ndërmjet Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, Drejtorisë rajonale të Kufirit, prefekturës së qarkut Shkodër me përfaqësues të komunës Velipojë dhe me pronarët e skuterëve të ujit. Sipas burimeve zyrtare të DPQ Shkodër, qëllimi i këtij takimi ishte rritja e sigurisë dhe qetësisë së pushuesve në plazhin e Velipojës edhe nëpërmjet një marrëveshje të përbashkët mes pjesëmarrësve. Në këtë takim u ra dakord se motorët e ujit nuk do lejohen të qarkullojnë në ujë, pasi përbëjnë rrezik si dhe shqetësojnë pushuesit. Në takimin e organizuar me nismën e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, u vendos që motorët e ujit nuk do vihen në përdorim nga vetë pronarët, deri në një moment ku të përcaktohet vendi i përshtatshëm për qarkullimin e tyre, si dhe pronarët të jenë pajisur me dokumentacionin përkatës. Ky vendim u mor nisur dhe nga ngjarja aksidentale e ndodhur me datë 02.07.2010, rreth orës 19.00, në plazhin Velipojë, ku shtetasi L. Shala, 24 vjeç, lindur në Ferizaj, Kosovë, duke drejtuar një motor uji, me shpejtësi, ka dalë nga uji në sipërfaqe të rërës dhe ka dëmtuar shtetasen Ç. H.,banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit të marrë në spitalin rajonal Shkodër, është larguar për në banesën e saj. Për këtë rast, nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale, u bë sekuestrimi i motorit të ujit dhe materialet në ngarkim të shtetasit L. Shala, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, në gjendje të lirë, Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër. V. Abdyli
Përplasen 2 mjete, plagosen 6 të tjerë
Plazh, shtypet për vdekje në
rrugë turistja maqedonase
DURRES- Një e vdekur dhe gjashtë të lënduar rëndë ka qenë bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në harkun kohor të dy orëve në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës dhe Malit të Robit. Fillimisht një mjet që shkonte drejt Kavajës e që drejtohej nga një emigrant rezident në Danimarkë ka dalë nga korsia e tij duke dëmtuar 6 pushues që udhëtonin në një mjet. Pak pas këtij aksidenti në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës ka humbur jetën një shtetase maqedonase, e cila ishte pushuese në zonën turistike. Cvetanka Gjergjovska 74 vjeçe e lindur dhe banuese në Shkup ka ndërruar jetë pas një goditje shumë të fortë që i ka dhënë në rrugën një mjet. Viktima ishte vendosur në një hotel buzë deti tek Shkëmbi i Kavajës dhe së bashku me të bijën do të qëndronin për 10 ditë në bregdetin e Durrësit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, por pa mundur të ofrojë ndihmë pasi shtetasja e huaj që vinte për herë të parë në Durrës për pushime ka vdekur në vend. Aksidenti me të huajën ka shtyrë policinë e shtetit të dërgojë në Durrës ekspertë për të këqyrë vendin e ngjarjes, ndërsa vajza e viktimës është marrë nën kujdesin e forcave të policisë së Durrësit. Disa minuta më parë 6 pushues mes tyre edhe drejtuesi i një mjeti të aksidentuar kanë përfunduar në spitalin e Durrësit, pasi mjeti i tyre i përplas me një BMW. Shtetasi Fatos Këllezi 56 vjeç nga Tirana është ndaluar nga policia, pasi dyshohet të jetë autori i aksidentit me gjashtë të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur tek Mali Robit në superstradën e porsapërfunduar Golem –Kavajë teksa mjeti MBW me targa TR 4652 S është përplasur me mjetin Opel AP 464620. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar shtetasit E. Mehmeti 33 vjeç, Ll. Tomani 16 vjeç, R. Kaçi 44 vjeç, M. Mehmeti 37 vjeç, I. Bacolli drejtues i mjetit “Opel” me targa të huaja. Inspektorati i Qarkullimit Rrugor ka fajësuar për ngjarjen drejtuesin e BMW-së, shtetasin Këllezi, i cili është emigrant me leje qëndrimi në Danimarkë. Xh. Gradica