Xherard: “Dal në pension 33 vjeç”
Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, është një nga të paktët që i ka mbetur besnik Liverpulit. Ylli anglez bëri të ditur për se ai mund të tërhiqet nga futbolli kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2013. Xherard është një nga mesfushorët më të kompletuar të futbollit modern dhe një nga lojtarët kyç të formacionit të Rafa Benitezit. “Unë do të jem 33 vjeç kur kontrata ime të përfundojë në vitin 2013 dhe unë nuk e di se nëse unë do të dëshiroj të luaj më futboll”, - citohet Xherard nga “France Football”.
Reali merr 150
milionë euro borxh
Qeveria spanjolle shprehu habinë e saj rreth marrjes së një kredie të madhe prej 150 milionë eurosh nga dy banka prej Realit të Madridit, në një kohë kur ekonomia vendase është zhytur në recesion. Ministri i Financacve të Spanjës, Elena Salgado shprehu befasinë e saj, pasi “Caja Madrid” i kishte ofruar 76.5 milionë euro “Los Merengues”-ve në një moment kaq delikat. Banka Santander i kishte huazuar të njëjtën shumë Realit të Madridit, për të realizuar më pas blerjet e shtrenjta të Kaka dhe Kristiano Ronaldos.
Riberi, Bajerni kërkon
shifra astronomike
Bajerni i Munihut kërkoi një “shifër astronomike” për të lënë të lirë Frenk Riberinë. Lajmin e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i Realit të Madridit, Horge Valdano gjatë një interviste të publikuar në faqen e klubit. “Në një farë mase kemi shprehur interesimin për Riberinë, por Bajerni ka marrë një pozicion shumë të ashpër. Nuk duan ta shesin dhe na kërkuan një shfiër astronomike”, - citohet Valdano. Gjithsesi, shtypi spanjoll beson në realizimin e transferimit të francezit.
KARLO-KARLOS
Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, i telefonoi Karlos Tevezit me shpresën se do ta bindë atë të bashkohet me klubin londinez. Sipas “Daily Mail”, takticieni italian e kishte zotëruar numrin e telefonit të argjentinasit nga ish-lojtari i tij, Hernan Krespo.
KOLONIA HOLANDEZE
Totenhemi është i interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Realit të Madridit, Klas-Jan Huntelar. Reali i Madridit ka në plan të largojë të gjithë “koloninë portokalli”, pasi në listë janë edhe Van Nistelroi, Shnajder e Roben.
FREJ-VALDES
Barcelona është duke monitoruar portierin e Fiorentinës, Sebastian Frej, me synimin për të zëvendësuar Viktor Valdesin. “Sky Italia” raporton se çmimi i Frejit, i cili ka një kontratë me “vjollcët” deri në vitin 2013 është midis 15-20 milion euro.
VIJA-KËRKIÇ
Bojan Kërkiç është “çelësi” i transferimit të David Vijës te Barcelona. Drejtori i Valencias, Fernando Gomez, e bëri të qartë se kërkon 40 milionë euro, plus Bojan Kërkiçin e Martin Kaseres. Për momentin nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare për Vijën.
17 Qershor 2009