Superliga, me 12 apo 16 skuadra?
Sot mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, diskutohet ndryshimi i strukturës. “Bosi” Duka është kundër, por një pjesë e komitetsave është pro variantit “16”
Katër skuadrat e rëna nga Kategoria Superiore, Partizani e Bylisi përmes ndeshjeve play-of respektivisht me Kastriotin e Gramozin, si dhe Elbasani e Lushnja (të rrëzuar direkt, por përmes polemikave të shumta për rezultate të paravendosura) do të jenë me “sy e veshë” nga selia e “top-këmbës” shqiptare, pasi sot (11:00) Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit do të mblidhet për të diskutuar një nga çështjet më të nxehta të këtyre ditëve, atë strukturës përfundimtare të Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2009-2010.
DEBATE
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar hapur në dy intervista të gjata për dy televizione të ndryshme se është kundër ndryshimit të numrit të skuadrave të Kategorisë Superiore, nga 12 në 16. “Unë jam pro zbatimit të rregullave. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo që kërkohet këtu, ndaj nuk mund ta pranoj një kërkesë të tillë”, - tha “bosi” fuqiplotë i futbollit shqiptar. Në kundërshtim me Dukën, të pakën gjashtë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, tre hapur në shtyp si Gjergji Thaka, Mehdi Bushati e Muhedin Targaj, dhe tre të tjerë përmes qëndrimeve konfidenciale, janë shprehur hapur e në mbështetje të formulës me 16 skuadra, nga 12 që është parafiksuar në strukturën e Kampionatit të 71-të Kombëtar të Futbollit. Për këtë arsye priten debate të ashpra mes anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës, pasi një pjesë e tyre janë pro ndryshimeve të strukturës dhe janë gati të miratojnë kërkesën e 12 klubeve për Superioren me 16 skuadra për sezonin e ardhshëm.
KËRKESA
Drejtuesit e Partizanit, Elbasanit, Lushnjës dhe Bylisit, sponsorizues edhe të një kërkesë të firmosur nga 12 klube e të drejtuar FSHF-së, shpresojnë që këtë herë Komiteti Ekzekutiv të vendosë për herë të parë kundër vullnetit të kreut të federatës, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrave të rëna, edhe për shkak të një fundsezoni të kompromentuar e të shumëdiskutuar,
pasi vetëm kështu mund të rikthehen në Kategorinë Superiore. Sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të tri viteve më parë, thuhet shprehimisht se struktura e kampionatit ndryshon vetëm një vit, pasi është marrë vendimi nga të gjitha klubet e Kategorisë Superiore, gjë që nuk po zbatohet këtë herë. Të gjitha skuadrat kanë firmosur kërkesën për ndryshim dhe kjo ka krijuar jo pak rrëmujë brenda mureve të FSHF-së. Gjithsesi, fakti që gjyqtarët kanë ndikuar negativisht në rrëzimin për herë të dytë të Partizanit në kategorinë inferiore, por dhe rezultati i paravendosur në ndeshjen Shkumbini-Bylisi, që solli edhe denoncimin e dorëheqjen e trajnerit Gugash Magani përpara zhvillimit të takimit, mund të kthehet në favor të skuadrave të rrëzuara.
HETIMI
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ndeshjen Shkumbini-Bylis (0-2), të konsideruar gjerësisht si të trukuar dhe që vendosi në një farë mënyre edhe rrëzimin e verdhbluve.
16 SKUADRA
Për herë të fundit një kampionat me 16 skuadra në Superligë është luajtur në sezonin 1998-1999 (kampion doli Tirana), por më pas sezoni i ardhshëm u reduktua në 14 skuadra.
U RRËZUAN
Partizani e Bylisi përmes play-ofit dhe Elbasani e Lushnja (direkt) janë katër skuadrat e rrëzuara nga Kategoria Superiore pas përfundimit të Kampionatit të 70-të Kombëtar.
U NGJITËN
Laçi e Skënderbeu (direkt) dhe Kastrioti e Gramozi përmes play-ofit janë katër skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë e qe në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Superligë.
Bellova, simboli i “mikrofonit” mbush 75 vjeç
Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura të gazetarisë radiofonike dhe të gjithë gazetarisë shqiptare në përgjithësi, festoi 75–vjetorin, në shoqërinë e miqve, dashamirësve e kampionëve të sportit. Shumë figura të nderuara vlerësuan punën e tij dhe kontributin që ka dhënë në të mirë të sportit e futbollit shqiptar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i ka dhuruar një ”Kujtim - Mirënjohje”, në emër të FSHF-së, ka vlerësuar kontributin e komentatorit të njohur, në shërbim të futbollit shqiptar: “Ismet Bellova, është shembulli tipik i mbështetjes dhe kontributit për futbollin. Është një prej emrave më të njohur dhe të shquar të gazetarisë sportive shqiptare”.
“Pescara 2009", lista U-20
Trajneri Artan Bushati zyrtarizoi listën e Shqipërisë U-20 të futbollit, që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, të cilat fillojnë më 26 qershor. Perveç Ditmar Bicajt e Klodian Seminës, të cilët luajnë në kampionatin bullgar me Belasica Petrich, 16 të tjerët janë nga kampionati vendas. Shqipëria është një grup me Spanjën e Tunizinë.
Lista
1.Shpëtim Mocka (Flamurtari)
2.Ibrahim Bejte (Lushnja)
3.Bekim Balaj (Vllaznia)
4.Sokol Cikalleshi (Besa)
5.Ganiol Kaculi (Elbasani)
6.Orgest Gava (Elbasani)
7.Klodian Samina (Belasitsa)
8.Indrit Hithi(Partizani)
9.Elhan Galica (Flamurtari)
10.Erjon Vucaj (Vllaznia)
11.Renato Malotaj(Partizani)
12.Ditmar Bicaj (Belasitsa)
13.Sabien Lilaj (Tirana)
14.Vilfor Hysa (Teuta)
15.Alban Dashi (Partizani)
16.Orjan Xhemalaj (Teuta)
17.Ardit Shehaj (Flamurtari)
18.Arsen Sykaj (Vllaznia)
17 Qershor 2009