E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku mund të kalojë tek Gallatasaraji në Turqi

Stamboll - Armend Dallku mund të bëhet pjesë e Gallatasarajit në sezonin e ardhshëm futbollistik. Drejtuesit e klubit turk kanë filluar bisedimet me ukrainasit e Vorsla Poltavës për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare.

Armend Dallku e mirëpret një kalim në skuadrën më të njohur turke, dhe një nga më të njohurat e Europës. Ndikim të madh tek drejtuesit e Gallatasarajit ka patur edhe ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Hans Peter Brigel, i cili ka bërë sugjerimin për mbrojtësin kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›