E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Terry: Gati për të bërë histori

www.albania-sport.com - John Terry tha se Chelsea është gati të bëjë histori pasi skuadra londineze iu afrua shumë titullit të “Barclays Premier League”. Chelsea tashmë favorite e qartë për të pronësuar titullin, me gjithë rivalitetin në distancë nga Manchester United dhe Arsenal.

Terry, i cili ishte në qendër të polemikave për shkak të një prekjeje me dorë në fitoren e fundit, pretendoi se Chelsea tani është gati të “çajë” në ndjekjen e të parit “Double” në histori.

Klubi i Roman Abramovichit kryeson Premier League dhe do të përballet me Portsmuthin e rrezuar nga kategoria në finalen e Kupës së Anglisë muajin tjetër.

Terri tha: “Ne kemi një shans të hyjmë në histori dhe ne jemi të përqëndruar për ta arritur atë. Ne nuk e kemi fituar kampionatin në tre vitet e fundit. Ne kemi fituar dy herë Kupën e Anglisë gjatë kësaj kohe. Ne nuk kemi fituar kurrë ligën dhe kupën njëkohësisht për të bërë ‘Double’. Kur ne t’ia arrijmë asaj ne do të bëjmë histori”.

Goli i Nikolas Anelka kundër Boltonit saldoi fitoren e Chelsea, por bosi i klubit kundërshtar, Ouen Kojl, pretendoi se formacionit të tij iu mohuan dy penallti pasi Terri dhe Didier Drogba e prekën topin me dorë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›