E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariah Keri vjen me parfum të ri



Mariah Keri ka zbuluar se ajo do t’i japë një parfum të ri, “Lollipop Bling”, linjës së saj të aromave. Aroma është e bazuar në lidhjen ‘e ëmbël’, të këngëtares me burrin Nik Kanon, shkruan “People”. “Inspirim për ‘Lollipop Bling’ ka qenë propozimi i Nik për martesë. Ai së pari më befasoi me unazën, duke u treguar romantik, argëtues dhe me zemër rinore si unë”, ka thënë këngëtarja. “Lollipop Bling” do të lançohet muajin e ardhshëm.
Parfumet e këngëtares janë pëlqyer mjaft kohët e fundit dhe për këtë arsye ajo gjithmonë përpiqet që të vijë ndryshe, më e afirmuar se kurrë dhe tepër origjinale.

21 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›