Hetimi, PS refuzon komisionin, protesta per transparence
TIRANE- Partia Socialiste nuk heq dorë nga transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputetja socialiste Arta Dade përsëriti sot qëndrimin se opozita nuk do dorehiqet nga kauza që ajo e quan kushtetuese dhe ligjore, për hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral.
Sipas zonjës Dade, miratimi nga Parlamenti, (te premten) i ngritjes së komisionit hetimor për zgjedhjet, me votat vetëm të mazhorancës është antikushtetuese sdhe antiligjore.
“Në shkelje flagrante të rregullores, me forcën e kartonit, të një grupi parlamentar të përbërë jo nga përfaqësues të lirë të popullit, por nga puthadorët e Saliut e Jozefinës, kjo mazhorancë vendosi që hetimin e Ruzhdies ta shndërrojë në një Ruzhdie tjetër, këtë herë parlamentare, ku i pandehuri heton vetveten, ku i akuzuari bën hetuesin, prokurorin, e gjykatësin, vendos regullat e lojës, vendos së cfarë do të hetojë e cfarë jo.”
Zonja Dade përsëriti qëndrimin e djeshëm të dalë nga grupi parlamentar i PS-së se veprimi jo vetëm që nuk zgjidh krizën por e thellon atë.
Socialistët akuzojnë kryeministrin Berisha për “tallje” ndaj shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të cilët kërkuan zgjidhje përmes transparencës dhe në respekt të Kushtetutës por “pushteti i Ruzhdies iu përgjigj me brutalitet duke tjetërsuar e vjedhur nismën e deputetëve socialistë e duke e shndërruar atë në një farsë që mund të jetë cdo gjë pervecse hetim. “
Partia Socialiste refuzon komisionin hetimor për zgjedhjet dhe deklaron se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike përfshirë këtu dhe protestat masive për të arritur qëllimin e transparencës së zgjedhjeve.
“Partia Socialiste është vendosur në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve.Ne do të përdorim cdo mjet demokratik përfshirë protestat dhe manifestimet masive për të arritur një të drejtë kushtetuese dhe ligjore, atë të hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral.”-mbylli deklaratën e saj zonja Dade.
(s.g/Balkanweb)