Haxhia: Hyka është jo vetem krenaria ime, por dhe e futbollit shqiptar Menaxheri i njohur i FIFA-s, Sokol Haxhia ka kryer disa transferime gjatë merkatos verore: “Në merkaton dimërore do të ketë surpriza të tjera. Hidi është duke u vëzhgu

Zoti Haxhia, pas transferimeve intensive të disa prej lojtarëve më të spikatur shqiptarë, tashmë ka ardhur koha që si menaxher zyrtar i tyre, të bëni edhe një bilanc të paraqitjes të tyre?
Përsa i përket bilancit më duket më se pozitiv, pasi asnjë nga skuadrat ku kam kryer trasferimet nuk më ka komunikuar asgjë negative përsa i përket paraqitjes së lojtarëve që unë përfaqësoj, ndërsa për lojtaret në përgjithësi mirë, përjashto këtu për ndonjërin që ka nevoje për pak kohe më tepër për ambientim. Hidi tel ALKI është një nga surprizat e superligës qipriote, në 4 takime është vlerësuar me titullin "Më i miri në fushë" dhe ka tërhequr vëmendjen e 2 klubeve në Qipro, që më kanë kontaktuar për të pasur eskluzivitetin e këtij lojtari. Por nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm në Qipro. Hidi është duke u vëzhguar për disa javë nga skauteri i një ekipi evropian shumë i rëndësishëm. Rrustemi është kthyer në lojtar titullar tek ALKI mbas 2-3 ndeshjeve ne stol, i kondicionuar nga një problem fizik, por tashmë është rikuperuar plotësisht. Këtë e tregoj me paraqitjen e tij ndeshjen e fundit ku barazuan jashtë. Lila tek Tirana është duke treguar kualitetin e tij dhe është autori i disa golave, aq sa për shaka një ditë në telefon i thashë: "Tirana të paguan për mbrojtës jo për sulmues, dhe po të vazhdosh kështu do të detyrohem të kërkoj përmirësim rroge". Memelli po ashtu tek Tirana është një emër, një garanci, këtë e tregon edhe renditja në klasifikimin e golashënuesve të kampionatit tonë, falë kualitetit të tij ky lojtar po hyn në elitën e sulmuesve shqiptar.
Klodian Duro, ishte dhe transferimi juaj i parë në Qipro, te një ekip më emër si Omonia Nikosia, që aktualisht kryeson kampionatin qipriot. Cila ështe përshtypja e drejtuesve të klubit qipriot për mesfushorin e Kombëtares shqiptare?
Duro tek Omonia nuk ka nevojë, që unë të them si ka luajtur. Atë e tregojnë statistikat në klub dhe ato në kombëtare. Për Klodin më kanë kontaktuar një klub nga Italia, një nga Anglia dhe një nga Greqia. Jam i kënaqur me faktin që ky lojtar po tregon cilësitë e tij dhe po merr atë që meriton si lojtar, jo sepse e përfaqësoj unë, por mund të bëjë pjesë në çdo skuadër elite europiane. Këtë gjë e ka kuptuar edhe klubi i Omonias që është duke përgatitur një kontratë të re me një pagesë siç e meriton një lojtar që bën diferencën në fushë.
Qipro mund të konsiderohet si një “ishull” shqiptar, pasi aty luajnë pesë futbollistë: Klodian Duro, Isli Hidi, Blerim Rustemi, të cilët menaxhohen nga ju, por edhe dy njohje të vjetra si Arjan Beqaj e Altin Haxhi. Cili është ndikimi i futbollistëve tanë në kampionatin qipriot?
Unë duke jetuar në Itali nuk kam pasur ndonjë njohje ne thellësi të kampionatit qipriot, por me kanë mjaftuar 2 ditët e para në Qipro në fillim të muajit maj për të kuptuar respektin dhe adhurimin për futbollistet tanë në këtë vend: Beqaj është idhulli i mbare sportdashësve të futbollit në Qipro, kam konstatuar personalisht adhurimin e njerëzve për këtë lojtar, i krahasuar me rëndësinë që i jepet lojtareve të kalibrit të Maldinit, Totit, Kakasë apo Ibrahimoviçit në Itali, foto, autografe, salutime, gjë që më ka bërë të ndjehem krenar në krah të tij. Por, gjithashtu kam pare një respekt dhe adhurim edhe për lojtarët e tjerë shqiptarë, që aktivizohen dhe punojnë aty, si për Haxhin, Foto Starkoshen, sepse është falë paraqitjeve që kanë bërë lojtarët e lartpërmendur që në këtë vend klubet kanë lidhur kontrata me lojtaret e tjerë si Duro, Hidi, Rrustemi Për dy-tre të tjerë jam në tratative për në muajin janar.
Ju realizuat transfertën më të shtrenjtë për një futbollist shqiptar për një lojtar në moshë 20-vjeçare, atë të kalimit të Jahmir Hykës te Mainci në Bundesliga 2. Ish-lojtari i Tiranës, i ka pasur të pakta aktivizimet dhe në jo pak raste ka shprehur dëshirën për t’i riparë të ardhmen e tij. A keni kontaktuar me lojtarin?
Hyka është një nga krenaritë e mia si menaxher. Falë punës që kam bërë, ky lojtar para disa ditësh firmosi me mua një kontratë që na lidh edhe për 2 vjet plus 2 vjet, shenjë kjo e besimit dhe të punës që kam kryer, por edhe të seriozitetit tim dhe te lojtarit që unë përfaqësoj. Ambientimi i tij në Gjermani është pak i vështirë, mos harrojmë moshën e lojtarit nga një anë por edhe tradicionet dhe kulturën e këtij vendi në futboll. Siç çdo lojtar në trasferimin e parë të rëndësishëm i jepet koha e nevojshme për të hyrë në mekanizmat e lojës së ekipit dhe te një ekip i rëndësishëm që udhëheq Bundesligen 2. Gjatë këtyre 4 muajve të Jahmirit ne Mainz kam kryer 5 vizita dhe ajo që më inkurajon janë fjalët e drejtorit të klubit, zotit Heidelqe: ‘Hyka është një nga investimet më të rëndësishme të këtij viti’. Hyka është një lojtar profesionist që do të thotë profesioni juaj është të stërviteni ,të luani (dmth të punoni kur thirreni nga trajneri ) dhe për këtë klubi ju paguan. Në çdo profesion në botë, profesionisti lidh punën me shpërblimin, faktor shumë i rëndësishëm në këtë transferim. Lind pyetja. Po pse nuk aktivizohet? Dhe përgjigja që më është dhënë: ka nevojë akoma për pak kohë për të hyrë në skemat e skuadrës. Më duhet ta besoj se s’bën, se po të mos e besoja do të mendoja që ky klub u falka leke njerëzve, i paguan për qejf, gjë që është e pamundur sidomos nga një klub gjerman. Hyn ne valle e ardhmja në këtë ekip, dhe ajo qe me vjen të them është më mirë te sakrifikohet tani (kuptohemi çdo gjë me limit) që të marri eksperiencë dhe njohuri taktiko-teknike dhe fizike sesa të luaj në një kampionat inferior dhe te rijë në vend numëro. Sakrificat e tij do i shërbejnë në të ardhmen Hykës në radhë të parë, por edhe futbollit shqiptar.
Kompania juaj menaxhuese “Sportx Management S.R.L Unipersonale” është ndër më të mëdhatë në Shqipëri, edhe pse qendra e saj është në Itali. Cilat janë projektet e afërta të saj, duke parë se ju menaxhoni një numër të konsiderueshëm lojtaresh?
Projektet e mia dhe të kompanisë që unë përfaqësoj janë që në të ardhmen te realizoj trasferime cilësore të lojtarëve shqiptar, sepse si rrjedhim rritet cilësia e përfaqësueseve tona, duke u rritur cilësia rritet interesi i klubeve në mbarë botën, duke u rritur interesi, rritet biznesi në ketë fushë, dhe duke u rritur biznesi rriten te ardhurat dhe si rrjedhim investimet nëpër klubet tona ne infrastruktura dhe profesionalitet.
Ju jeni një ish-futbollist, por dhe një menaxher që ka ndjekur në Itali përveç kurseve të rregullta të Koverçanos, por edhe për një vit Universitetin e Bolonjës për marketimin e lojtarëve. Vazhdimisht, jeni parë në aktivitetet futbollistike ndërkombëtare të moshave të Shqipërisë, si ato U-17, U-19 e U-21. A keni konstatuar lojtarë të tjerë të talentuar e me të ardhme?
- Për të ardhmen ne kemi një brez që sigurisht do e risi shumë kualitetin e përfaqësueseve tona. Mjafton të përmend disa emra ekipesh ku rriten futbollistë shqiptar. Ka emra premtues te Milan, Inter, Torino, Sampdoria, Udinese, Ravenna, Palermo, por edhe në Shqipëri te Teuta, Tirana, Shkumbini, Elbasani. Po te vëreni me vëmendje nga këto ekipe do te dalë një pjesë e së ardhmes për futbollin shqiptar.
Intervistoi: Dash Frashëri
“Sportx Management S.R.L Unipersonale”
1.Erion Bogdani (Kievo, Itali)
2.Klodian Duro (Omonia, Qipro)
3.Jahmir Hyka (Mainc 05, Gjermani)
4.Andi Lila (Tirana, Shqipëri)
5.Migen Memelli (Tirana, Shqipëri)
6.Edvan Bakaj (Lac, Shqipëri)
7.Isli Hidi (Alki, Qipro)
8.Blerim Rrustemi (Alki, Qipro)
9.Gilman Lika (Hacetepe, Turqi)
10.Elis Bakaj (Partizani, Shqipëri)
11.Admir Teli (Hacetepe, Turqi)
12.Amarildo Belisha (Vllaznia, Shqipëri)
13.Ermal Gega (Teuta, Shqipëri)
14.Alban Jusufi ()
15.Erando Karabeci (Partizani, Shqipëri)
16.Damian Gocaj (Sansovino, Itali)
17.Brian Filipi (Ravena, Itali)
18.Andi Corri (Milan U19, Itali)
19.Xhevit Kaloti (Shkumbini, Shqipëri)
20.Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainë)
Në trajtim e sipër: Ervin Llani, Ansi Agolli Dhe Endrit Vrapi
E Shtune, 08 Nentor 2008