E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Nuk më pëlqen prostitucioni intelektual

Milano - Hoze Murinjo i rikthehet edhe një herë polemikave të pasndeshjes Inter-Roma. Portugezi këtë herë i drejtohet të gjithëve, duke hedhur akuza të rënda.

“Prostitucioni intelektual nuk më pëlqen, -deklaron trajneri i Interit, Hoze Murinjo. Dy ditët e fundit nuk jemi duke folur për një Milan dhe një Romë që përfundojnë me numrin zero të titujve. Nuk po flasim për një Juventus që fiton shumë pikë me ndihmën e gjyqtarëve. Jemi duke folur për Balotelin dhe për një penallti që ishte. Ranieri ka provuar të më telefonojë. Dua të di se çfarë dëshiron?!”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›