E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatura e larte, vellezerit rrahin elektricistin e fshatit

Lushnje- Nje 27-vjecar nga Lushnja, eshte prangosur oret e vona te mbremjes se enjte pasi ne bashkepunim me te vellane, dyshohet se ka rrahur elektricistin e fshatit dhe i ka demtuar atij makinen. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan Evis Topin, banues ne Barbullinje, per dy akuzat e "goditjes per shkak te detyres ne bashkepunim" dhe "demtim i pasurise me dashje ne bashkepunim". Ngjarja ka ndodhur oret e pasdites ne fshatin Barbullinje te komunes Fiershegan. Evis Topi, se bashku me te vellane e tij, Shpetim Topi, 29 vjec, akuzohen se kane sulmuar pas nje grindjeje Hamit Xh., elektricist i fshatit. Vellezerit i kishin kerkuar sqarime, ne lidhje me nje fature te muajit te kaluar dhe kaq eshte dashur qe ta godisnin me grushte e shkelma. Gjate momentit qe faturisti largohej me mjetin e tij tip "Benz", ata i kane demtuar xhamat me sende te forta.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›