E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti ve Celsin perballe Liverpulit

Nuk do te kalojne te gjitha ekipet angleze, ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve. Shorti i hedhur dje, ne Nion te Zvicres, ka vene perballe dy ekipe angleze, Liverpulin dhe Celsin, keshtu qe njera prej tyre do te eliminohet, nga ky kompeticion. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez zgjati edhe per pese vite te tjera kontraten ne Angli, me ekipin e Liverpulit. Ai theksoi, se pervec suksesit qe i duhet ekipit te tij, ne Premier Lige, edhe Liga e Kampioneve synohet i njejti sukses, per kete edicion. "Shpresojme qe diferencen te mos e bej fusha, pasi ndeshja e dyte do ta luajme jashte,' - theksoi ai. "Ne duhet te mendojme per ndeshjen e pare ne Anfild, ku do te kemi perkrah tifozet tane dhe synojme te arrijme nje rezultat pozitiv. "Ne duhet te sigurohemi para ndeshjes, se nuk do te bejme asnje gabim, ne ndeshjen e pare, pasi nje mesim i tille besoj se na ka sherbyer," - shprehet Benitez. "Parashikoj dy ndeshje te veshtira. Lojtare e mi do te jene ne gjendje te luajne mire dhe une kam besim se do te fitojne," - thekson me tej, Rafa Benitez. "Ne nuk kemi dyshime per forcen e kundershtarit tone, edhe ne kete sezon, prandaj ndeshjet do te jene shume te veshtira. Ne kete faze te kompeticionit te Liges se Kampioneve, dihet se cilat ekipe kalojne ne turin tjeter." Benitez thekson se ekipet e njohin njera-tjetren mire, para se te perballen per nje bilete ne turin tjeter ne "Champions". " E dime se do te jete me e veshtire qe te shmangim nje kundershtar nga Anglia, por duhet te kemi besim ne vetvete," - perfundon trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez. Kampionet ne fuqi, Mancester Junajtid, do te kene perballe ekipin e Portos. Spektakel te vertete garanton ndeshja mes Barcelones dhe Bajernit te Mynihut.

Liga e Kampioneve

Cerekfinalet (7-8 prill dhe ndeshjet e kthimit me 14 e 15 prill)

1 - Vilareal - Arsenal

2 - Mancester U. - Porto

3 - Liverpul - Celsi

4 - Barcelona - Bajern Mynih

Gjysmefinalet (28 dhe 29 Prill dhe ndeshjet e kthimit me 5 e 6 Maj)

Fituesi i ciftit te dyte- Fituesi i ciftit te pare

Fituesi i ciftit te 4-et - Fituesi i ciftit te 3-te

Finalja me 27 Maj, ne Rome

Kupa UEFA

Gjysmefinalet (me 9 prill dhe ndeshjet e kthimit me 16 prill)

1 - Hamburg - Mancester Siti

2 - Paris Seint Zhermein - Dinamo Kiev

3 - Shakhtar Donetsk - Marseje

4 - Verder Bremen - Udineze

Gjysmefinalet (30 prill - 7 maj)

Fituesi i ciftit te pare perballe fituesit te ciftit te 4-et

Fituesi i ciftit te dyte perballe fituesit te ciftit te 3-te


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›