Citaku: Te henen ne Nju Jork, kerkesen per mbylljen e mandatit
Ministria e Jashtme e Kosoves deklaroi se ne sesionin e Keshillit te Sigurimit qe do te zhvillohet te henen ne Nju Jork do te kerkoje permbylljen e mandatit te UNMIK-ut ne Kosove. Zevendes ministrja e Puneve te Jashtme te Kosoves, Vlora Citaku tha per RTK-ne se raporti i Qeverise se Kosoves pasqyron ne hollesi progresin qe eshte arritur ne Kosoves gjate kesaj periudhe. "Raporti i qeverise se Kosoves pasqyron ne menyre te detajuar progresin e arritur ne Kosove, ndertimin e kapaciteteve shtet-formuese, ndertimin e institucioneve te Republikes se Kosoves, si dhe domosdoshmerine e pranimit te realitetit te ri te krijuar ne Kosove edhe nga KS", deklaroi Citaku. Ajo cka mund te vecohet eshte kerkesa e Qeverise se Kosoves qe misioni i UNMIK-ut te perfundoje sa me shpejt mandatin. Zevendesministrja e Jashtme kosovare tha se qeveria eshte pergatitur ta argumentoje kete ceshtje ne KS ne menyren me te mire te mundshme. "Gjithsesi ne jemi te pergatitur qe ne mbledhjen e radhes se KS te argumentojme faktin qe rezoluta 1244 eshte e tejkaluar dhe se misioni i UNMIK-ut duhet sa me pare te zevendesohet me ate te EULEKS-it", theksoi Citaku.