E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, SHBA: Thellesisht te zhgenjyer me vendimin e Spanjes

Shtetet e Bashkuara shprehen befasine dhe deklaruan se jane "thellesisht te zhgenjyer" me vendimin e Spanjes per terheqjen e trupave nga Kosova. Spanja nderkaq ka kerkuar nga Shtetet e Bashkuara te respektohet vendimi per terheqje. "Ne jemi thellesisht te zhgenjyer me kete vendim te Spanjes", tha zedhenesi i Departamentit amerikan te shtetit, Robert Vud. Ai ne vazhdim tha se ne vitin 1999, aleatet e NATO-s "u pajtuan ne parimin se bashku brenda, se bashku jashte", prandaj "ne jemi te befasuar nga ky vendim". Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen "assesi" me pikepamjen e Spanjes, se misioni ne Kosove eshte esencialisht i perfunduar. Spanja ka kerkuar nga Shtetet e Bashkuara, qe ta respektojne vendimin e ketij vendi per terheqjen e trupave nga Kosova, pasi Uashingtoni ka shprehur zhgenjim me kete zhvillim. "Ne respektojme pozicionin e vendeve te tjera, por njeheresh kerkojme per respekt te pozicionit tone", kane thene burime nga zyra e kryeministrit te Spanjes, Luis Rodriguez Zapatero. Duke folur dje ne Bruksel, kryeministri Zapatero, kembenguli se trupat e Spanjes po terhiqen nga Kosova, per shkak se siguria eshte permiresuar dhe se roli i Spanjes me nuk ka kuptim, per arsye se ky vend nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves. "Para nje viti, Kosova njeanshem e shpalli pavaresine dhe sic eshte mire e njohur, Spanja nuk e njehe kete", u tha ai reportereve dje ne Bruksel


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›