E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhim Belushi: Në Shqipëri më trajtuan si Elvis Presli

I ftuar në “Roma Fiction Fest” në Itali, aktori me origjinë shqiptare ka folur për lidhjet e tij me vendin e origjinës

Ylli i telefilmit “Jeta sipas Xhimit”, Xhim Belushi ka qenë i ftuar special i edicionit të parë të “Roma Fiction Fest”. Aktori me origjinë shqiptare nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve kurioze të medias italiane edhe për vendin e origjinës. Në fakt, përgjigja e tij ka qenë paksa në tipin e tij “alla Xhim”, teksa ka shpjeguar për lidhjet e tij me vendin e origjinës: “Është instinktive, që vjen nga dashuria që kam për babain tim”, - ka thënë ai. Por Belushi ka çuditur dhe vetë gazetarët teksa ka shpjeguar se situata në Shqipëri është shumë e vështirë, duke treguar njohje dhe lidhje të thella me Shqipërinë. E në këtë kontekst, vizitat e tij të shpeshta në Shqipëri vitet e fundit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe nga fqinjët. E i pyetur rreth kësaj, Xhim Belushi është përgjigjur: “Në Shqipëri më trajtojnë sikur të jem Elvis Presli. Por në fund të fundit, tre janë shqiptarët më të famshëm në botë: Nënë Tereza, Xhon Belushi, dhe unë. Dy të parët nuk jetojnë më…kështu q녔 Me stilin e tij të parezistueshëm dhe karizma që ka, ai u ka rrëfyer më pas gazetarëve anektoda nga e kaluara e tij, që nga koha kur ishte adoleshent e deri sa u bë një yll kinemaje dhe televizioni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›