Braktiset bebja prane shtepise se foshnjes
VLORE - Nje bebe i sapolindur, i seksit mashkull, eshte braktisur diten e djeshme prane shtepise se foshnjes ne qytetin e Vlores. Bebja ishte ne gjendje jo fort te mire ne momentin qe eshte gjetur nga personeli i shtepise se femijes. Ai mund te jete rreth 10 ditesh, dhe ka si shenja dalluese numrin e tij te maternitetit, gjithashtu edhe ate te nenes se tij, shenja keto qe mund te ndihmojne punonjesit e shtepise se femijes te percaktojne identitetin e bebes, dhe regjistrimit e tij pa shume probleme apo zvarritje. Sipas pergjegjeses se sherbimit social ne kete institucion, Teuta Hyseni, bebja aktualisht gezon shendet, edhe pse duhet te kaloje ne vizita mjekesore.
O.H
O.H