E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi i bomboles i merr jeten 30-vjecarit

BURREL - Ka nderruar jete tre dite pas plagosjes Artur Krosi, banues ne fshatin Bel Unjate te bashkise se Klosit. Te henen, ai u plagos rende ne koke, pas shperthimit te bomboles se gazi. Shperthimi i bomboles shembi pjese te tavanit e per pasoje copa te tij rane mbi koken e te riut. Mjeket e Burrelit thane se Krosi kishte pesuar frakture ne koke dhe gjaku nuk i mpiksej, pasi ai vuante nga hemofilia. Dergimi me shpejtesi ne Spitalin Ushtarak me helikopter nuk ndikoi ne permiresimin e shendetit te Krosit. Dje, ne mesdite, ai ka nderruar jete dhe familjaret e tij jane detyruar te kthehen ne vendlindje me trupin e pajete te djalit te tyre. Organet hetimore po hetojne rreth ngjarjes.

A.N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›