E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpejtesia, vdes ne aksident 24-vjecari

BULQIZE - Ktheheshin nga nje dreke te Pishat e Bulqizes, por shpejtesia i ka marre dje jeten 24-vjecarit Roland Shira, lindur e banues ne qytetin e Bulqizes. Burime prane policise lokale thane se Gentian Durici e Roland Shira kane drekuar se bashku ne lokalet te pishat e qytetit dhe gjate kthimit per ne qytet mjeti i tyre ka dale nga rruga. Rreth ores 17:00, pas disa batimeve ka pesuar demtime serioze Roland Shira, nderkohe ka shpetuar drejtuesi i mjetit, Gentian Durici. Zyrtare te policise theksuan se policia rrugore eshte nisur ne vendin e ngjarjes. Fillimisht Roland Shira eshte transportuar per ne spitalin lokal dhe me pastaj eshte ndaluar drejtuesi i mjetit. A. N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›