E Shtunë, 31 Tetor 2026

300 mijë kurdë marrin nënshtetësinë siriane

Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad do t`i japë nënshtetësinë siriane mijëra kurdëve që jetojnë në verlindje të vendit.

Kurdët janë pakica më e madhe etnike në Siri dhe përbëjnë 10% të 22.5 milionë banorëve në këtë vend.

Besohet se nga vendimi do të përfitojnë rreth 300 mijë kurdë. Vendimi vjen në kohën kur Asadi po përballet me protesta anti-qeveritare.

Të premten e kaluar për herë të parë protestave iu bashkuan dhe kurdët në verilindje të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›