Xho Bajden: Irani të mbajë përgjegjësi për komplotin
Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka deklaruar se Irani duhet të përgjigjet për një komplot të dyshuar për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.
Deklarata e Bajdenit erdhi pasi administrata e presidentit Obama tha se ishte duke u konsultuar me qeveri të tjera mbi mënyrat "izolimit të mëtejshëm" të Iranit, për shkak të këtij komploti.
Zyrtarët amerikanë thanë se komploti përfshin agjentët e qeverisë iraniane duke u përpjekur të punësojnë vrasës meksikan për të sulmuar ambasadorin saudit Adel Al-Jubeir.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për punë të jashtme të BE-së Ketrin Eshton, paralajmëroi se si pasojë e këtij komploti mund të ketë implikime serioze globale.