Rritet me 15 përqind deficiti grek

Ministria e Financave greke, ka deklaruar se deficiti i qeverisë qendrore është rritur me rreth 15 për qind në nëntë muajt e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar.
Ministria bëri të ditur të mërkurën, se të ardhurat ishin më të ulta se sa pritej për shkak të një recesioni më të thellë se sa parashikimet.
Sipas kësaj ministrie, deficiti buxhetor arriti në 19.16 miliardë euro për muajt janar-shtator, krahasuar me 16.65 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhës të vitit të kaluar.