E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhoana Xheneti - Ju rrëfej takimet e mia me yjet e Hollivudit

 

Rrëfimi i vajzës misterioze nga Tirana që i ka hyrë botës së artit dhe muzikës në Los Anxhelos. Kush është vajza shumë seksi dhe e shkathët, që ka prekur Hollyvood-in. Sharmante, e bukur dhe që është përfshirë në botën e muzikës dhe fotografisë në Amerikë. Xhoana Xheneti, rrëfen në një intervistë për “Panorama Plus”, njohjet me yjet e Hollivood-it. Është vetëm 22 vjeçe, jeton në Los Anxhelos dhe ka ambicie për të kapur majat
Përshëndetje Xhoana! Jeni duke punuar për këngë të reja, çfarë të rejash do të kemi nga ritmet ‘pop’?
Këngët që po bëj tani janë krejt ndryshe ato, që unë kam kënduar përpara. Producentët nuk janë të njëjtë, kështu që është një rrymë krejt ndryshe.
Ndërkohë jeni duke u përgatitur videoklipin e ri. Cila do të jetë Xhoana që do të shohim?
Do t’jua thosha por do të më pëlqente që kjo të jetë një surprizë.
Me kë bashkëpunoni? Ku dhe kur pritet të shfaqet videoklipi?
Bashkëpunoj me regjisorin Santiago Moreno, me të cilin kam punuar edhe në projekte të tjera. Kjo do të shfaqet kur unë të jem në kontratë me një kompani disqesh!
Duke parë fotot tuaja, dukeni natyrë shumë ekzibicioniste, herë e egër, e herë romantike. Në të vërtetë cili është karakteri juaj?
Fotot e mia shfaqin gjithmonë karaktere të ndryshme, dhe këto të tëra janë pjesë e karakterit tim të vërtetë. Unë përpara kamerës mund të shndërrohem në personazhe të ndryshme. Prandaj dhe e adhuroj fotografinë.
Ju kanë thënë që ngjani si Angelina Jolie?
Po e kam dëgjuar këtë.
Njohjet tuaja me artistë amerikanë, mund të më përmendni emra?
Sigurisht, sepse jetoj në Los Angelos. Kam takuar Al Pacino, Shakira, J.Lo, Nelly Furtado, Mariah Carey, Britney Spears, Courtney Love, Leonardo di Caprio, Akon, Mathew Mcconayghey, Eva Longoria, Chris Isaac, Matt Dillon, Owen Wilson, etj.
Më tregoni pak për jetën tuaj në Los Anxhelos?
Jeta ime në Los Anxhelos është gjithmonë busy, busy, busy, por mua më pëlqen kjo. Unë merrem me regjistrime, shkrim këngësh, kërcim dhe në anën tjetër bëj photoshoots, palestrën, dhe pjesën që mbetet e kaloj me shoqërinë dhe networking!
Ju jeni vetëm 22 vjeçe, si e mendoni veten 30 vjeçe?
E mendoj veten që në moshën 30 vjeçe t’i kem arritur të gjitha ato që ende s’i kam arritur, e që natyrisht lidhet me karrierën.
Cili është idhulli juaj në muzikë?
Idhulli im në muzikë është Michael Jackson. Ai mbetet Mbreti i Pop-it!
Sa herë e vizitoni Shqipërinë, dhe ç’mendim keni për shqiptaret?
Kam kohë pa ardhur në Shqipëri, sepse jam tepër e zënë në Los Anxhelos, por shpresoj të bëj një vizitë së shpejti. Unë mendoj, që vajzat shqiptare janë “Simply the Best”, në çdo aspekt.
Po për meshkujt?
Sa për meshkujt shqiptarë më pëlqen që janë shumë konfidentë.
Shume artistë shqiptarë, pasi jetojnë për disa vite jashtë, rikthehen serish në Shqipëri? Ju nëse do e bënit, cila do të mund të ishte arsyeja?
Të them të drejtën unë nuk do e imagjinoja dot të largohesha nga Los Anxhelos përfundimisht.
Jeta private? Nëse mund të më thuash diçka?
(qesh) Jeta ime private do të vazhdojë të jetë private, të paktën tani për tani...

te dhena

Emri - Xhoana Xheneti

Data e lindjes  - 27, shkurt 1986

Gjatësia - 163 cm

Linja - të imta

Ngjyra e syve, e shkruar

Ngjyra e flokëve, bionde

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›