E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxh Kluni, lidhje sentimentale me italianen Elisabeta Kanalis



Prej një kohe të gjatë aktori Xhorxh Kluni po qëndron në Itali. Ai po përjeton një lidhje sentimentale me bukuroshen italiane
Elisabeta Kanalis, e cila njihet për lidhjet e saj me futbollistë të ndryshëm. Këtë radhë Kanalis duket më e sigurt në vete, pasi përkrah nuk ka një djalosh të papjekur, por një mashkull të vërtetë. Elisabeta dhe Xhorxh janë njohur në Romë një javë më parë, nëpërmjet miqve të përbashkët dhe që atëherë janë bërë të pandashëm. E përjavshmja “Chi” rrëfen për fundjavën plot pasion të dyshes. Kanalis dhe Kluni, u njohën më 22 korrik në Romë, në një restorant në qendër falë miqve të përbashkët. Pas darkës, Elsiabeta arriti atë që nuk mundi dot ta bënte bukuroshja tjetër Manuela Arkuri. Edhe Arkuri u takua me divin e Hollivudit në një restorant italian, por Kluni u largua pa e ftuar në shtëpinë e tij për një pije. Elisabeta arriti të bënte për vete aktorin duke e kaluar natën bashkë. Gjatë fundjavës së kaluar Kluni dhe Kanalis shkuan në vilën e aktorit në Laxhio, në liqenin e Komos, vend ky i survejuar nga paparacët. Së shpejti çifti do të kthehet në Romë, sepse Xhorxh pritet të xhirojë një film për tragjedinë e Abruzos.

29 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›