E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, replika në prefekturë për kanabisin

 

SHKODER - Bashkëpunimi i policisë së Shkodrës me institucionet vendore dhe drejtuesit e komunave nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv në lidhje me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Dje është zhvilluar një mbledhje në prefekturë, ku kreu i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, kërkoi një bashkëpunim më efikas ndërmjet policisë e pushtetit lokal. Janë 23 039 rrënjë kanabis sativa të asgjësuara nga policia vetëm në muajin korrik, por në mbledhjen e zhvilluar dje, asnjë përgjigje nuk iu dha pyetjes se kujt i përket toka e shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, në të cilën policia deklaron se ka gjetur dhe asgjësuar bimën narkotike. Blutë kanë kryer vetëm asgjësim të bimëve, por deri më tani nuk ka të arrestuar me akuzën e kultivimit të kanabisit.                      r.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›