E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, dyndje turistësh për në bregdet

 

KUKES - Fluksi i turistëve që kalojnë në doganën e Morinit drejt Shqipërisë shënon kulmin. Shifrat shënojnë një rekord për 10 vitet e fundit. Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm në 25 ditët e para janë shënuar 400820 hyrje -dalje në kufirin me Kosovën, me afro 91 mijë automjete. Shumica janë turistë kosovarë që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet në bregdet. Policia ka marrë masa shtesë për të përballuar këtë fluks. "Policia kufitare ka marrë masa shtesë për të përballuar këtë fluks të turistëve kosovarë, ndaj të cilëve aplikohen masa lehtësuese të kalimit të kufirit për të shmangur vonesat", u shpreh Drejtori i Policisë Kufitare, Ylber Zyberi. Pas ndërtimit të rrugës së re, në doganën e Morinit janë futur edhe turistë të huaj si amerikane, Rusë, nga vendet skandinave por edhe nga vende më të largëta.            j.h.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›