E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkursi nderkombetar i kompozitoreve te rinj



Ne Akademine e Arteve po zhvillohet konkursi nderkombetar i kompozitoreve te rinj. Ai ka filluar me 23 nentor dhe perfundon me 26 Nentor. Kompozitore nga vende te ndryshme te botes marrin pjese ne konkursin "Ton de Leeuw 2008". Pergjate kater neteve, instrumentiste nga Teatri i Operes dhe Baletit dhe Akademia e Arteve si: Merita Rexha, Arben Llozi, Pjeter Guralumi, Suela Piciri, Spartak Sinamati, Bashkim Barbullushi do vene ne skene pjeset e kompozuara nga kompozitoret e rinj si: Enis Mullaj, Eugen Bica, Ajet Cekici. Ne naten e fundit te konkursit, juria e perbere nga kompozitori Sokol Shupo (kryetar jurie), profesori i Universitetit te Amsterdamit Rokus de Groot dhe kompozitori Shpetim Kushta, do te jape tre cmimet fituese dhe cmimin special te konkursit te dhene nga qendra "Aelfior".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›