"Nentori 11", cilesia si mungese e kritikes
Ben Andoni
Duhet te degjoje prezantimin, qe iu beri artisteve te "Nentorit 11" ne Galerine e Arteve, Z. Ylli Drishti, punonjesi shkencor i Institucionit, qe te kuptoje se fati i tyre (harresa) ishte i paracaktuar. Si ne nje pjese homerike (analogjia eshte pak si shume e tepruar), ata jane te bindur per fatin e tyre. Me pak fjale, ka pak vite, qe iu hap mundesia e ekspozimit ne Galerine e Arteve (e vetmja vemendje), ndersa 40 pjesemarresit e saj, tashme jane te bindur se ekspozojne per pak njerezit e tyre qe i ndjekin. Nuk mund te thuash me shume, sepse po te ishte e vertete do te kishte nje mundesi qe punet e tyre te ballafaqoheshin te pakten me nje kritike, apo me nje pershkrim artistik te ndonje kolegu te tyre.
Pa buje, por me nje perkushtim dhe me nje individualitet te spikatur, pjesemarresit e saj, qe kete vit jane kuruar nga Stefan Taci, alias Stefos, perpjekja per "Nentorin 11" kishte filluar pikerisht nje vit me pare. Kete vit, nje "aneks" u ishte lene si mirenjohje, por edhe si inkurajim dhe kolegeve te skulptures, nje dashuri e vjeter e kuratorit te saj. Stefos ka filluar punen me ekspoziten qe kur uli siparin e tij 'Nentori 10' ne Shkoder. Qe atehere, Stefos ka punuar, ka menduar per idene e tij te ekspozites dhe finalizimin, qe do te jete pas gati dy javesh ne Galerine e Qytetit te Shkodres. Te vendosur ne Galerine e Arteve per 10 dite, artistet e njohur te gati te tre brezave do te shperfaqin artin e tyre, qe duhet thene se ka kaluar "kinse" pa u vene re, nga njerezit e arteve pamore shqiptare.
Stefos, kete vit, koordinoi, pergatiti platformen, kreu punet burokratike dhe kujtoi sponsoret zakonisht miredashes te tyre. Qe ne kete rast duhet te pershendeten nxehtesisht dhe jane Fondacioni Prohelvetia si dhe ndihma e pakursyer e studios grafike "Delta Print". Agnagroup dhe Banka Popullore kane asistuar me ndihmen e tyre.
Indiferenca
Ajo qe te cudit tek pjesa e njerezve, qe jane te lidhur me kete art dhe qe jane ne gjendje te japin opinione te ndryshme, eshte se serish nuk kishte opinione per shume nga artistet pjesemarres ketu: qe u perkasin periudhave te ndryshme. Te pakten evolucioni i tyre artistik, format shprehese, afrimi i teknikes mund te ishte teme diskutimi dhe nje teme qe mund te shkruhej. Te mendosh se gati 5 ish-drejtore te Galerise ekspozonin, bashke me shume te tjere me nje pervoje te madhe- atehere merret me mend sesa e madhe eshte indiferenca ndaj tyre.
Me shume akoma, si ndodh qe per 11 vite nga Galeria e Arteve mos te kerkoje apo te bleje te pakten nje pune te tyre, ashtu si shume nga Dikasteret, qe u duhet te marrin pune nga Galeria, 'ne raste emergjente' nuk kane gjetur edhe nje mundesi sado te vogel qe te plotesonin koleksionet e tyre me ndonje veper te ketyre autoreve.
Por, shume njerez jane mjaftuar me fjalet e mira per frymemarrjen e ketij viti, per shikimin interesant te artisteve. Dhe, asgje me shume. Edhe keto nenze.
Treshja inincuese e ketij aktiviteti Llambi Blido, Besim Tula dhe Stefan Taci gjithmone e kane ditur se kane qene ne rrugen e duhur. E dinin se do ishte e veshtire, qe ndonje pune e tyre te blihej nga Galeria (ende sot nuk eshte blere nje e tille); e dinin se do i rrethonte heshtja (vazhdon heshtja); e dinin se do u duhej te kalonin paragjykimet (ajo i ndjek). Per dreq kane pasur gjithnje nje mal me paragjykime mbi vete. Stefos, vete, ndaj kete te perpjete- e simbolizon me nje liman, ne konceptin e Nentorit 11. E vecanta e ketyre artisteve, ka qene pikerisht te njetrajtshmeria e tyre. Askurre nuk kane dashur qe te imponohen dhe te provokojne. Ajo qe kane dashur ka qene thjesht qe te ekspozojne. Te punojne. Te jetojne dhe te rrefejne me artin e tyre. Te vazhdojne konceptet e tyre. Kaq dhe asgje me shume. Nuk mund te thuhet se vete ata s'kane pasur probleme, por keto duket se jane fashitur kur vete ata kane luftuar qe te mbajne gjalle kete flakez, te sulmuar per tu fikur nga harresa, indiferenca dhe...nga kinse mosvleresimi. Sa per kritiken. Edhe kete vit, me mire ta harrojme. Ndaj, ate dite e degjonin me pak vemendje punonjesin e Galerise, qe bente nje prezantim te thate kortezie, para publikut bukur te shumte, qe kishin ardhur vete te shijonin "Nentorin 11".
Artistet e pranishem te telajos
Agim Zajmi, Agron Mesi, Aleksander Filipi, Adrian Devolli, Avenir Sadikaj, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Brikena Berdo, Buron Kaceli, Eneila Vevecka, Gezim Tafa, Gjergji Marko, Hasan Capari, Hasan Nallbani, Klement Zoraqi, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Ledia Kostandini, Lulzim Mema, Llazar Myzeqari, Llazar Taci, Majlinda Kelmendi, Merita Selimi, Nestor Jonuzi, Niko Progri, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Petro Kokushta, Qiriako Meniko, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefos, Vilson Kilica, Zef Shoshi.