Babai i Hemilton: Doja ta largoja Luisin nga Formula 1
"Kam menduar seriozisht për ta larguar Luisin nga ky ambient: ka shumë racizëm". Të nesërmen e triumfit të botërorit, babai i kampionit të ri Luis Hemilton, ka rrëfyer për mediat se ka dashur ta largojë dalin e tij nga garat me makina. Edhe në ditët para garës decizive në Brazil, Hemilton ka qenë në qendër të një fushate të dhunshme urrejtjeje, mbi të gjitha nga ana e tifozëve brazilianë dhe spanjollë. Një klimë e padurueshme, nga e cila Antoni Hemilton dëshironte të shmangte pjesëtarët e familjes së tij.
URREJTJA - "Fillova të mendoj se nuk ishte vendi i duhur për ne", ka deklaruar babai i Hemilton për shtypin britanik. Ne jemi njerëz të mirë dhe si baba ndiej se kam përgjegjësi. Na është dashur të durojmë shumë sharje, jo vetëm në javët e fundit, por edhe në muajt e mëparshëm". Shkurtin e kaluar Hemilton kishte pësuar sulme raciste nga ana e tifozëve të Fernando Alonsos, të cilët e shikojnë si përgjegjës për eksperiencën e hidhur të pilotit iberik te MekLaren. Javën e shkuar, një faqe spanjolle interneti është mbyllur, pasi kishte publikuar një seri komentesh jashtëzakonisht të ashpra ndaj pilotit britanik. Ndërsa në prag të garës braziliane, gjatë takimit me sponsorët, i hodhën përsipër një "mace të zezë" lodër, që në Brazil dhe në vendet e tjera latine është sinonim i fatit të keq. "Nëse disave nuk i pëlqejmë, më vjen keq për ata dhe shpresoj që Zoti t‘i falë", ka thënë në fund Antoni.
SUPERMAKINA - Gjatë kohës që Luis në pritje të rikthimit në Britaninë e Madhe për festimet e programuara, siguron se nuk mendon për rekordet e shtatë herë kampionit të botës Majkëll Shumaker, edhe pse tashmë është kurorëzuar kampioni më i ri i botës i të gjitha kohërave. "Objektivi im është të fitoj tre botërorë", ka thënë dje britaniku në një intervistë të dhënë për BBC, duke bërë publik edhe një bast special, të cilin e ka vënë me Ron Denis. Bosi i MekLaren i ka premtuar Hemiltonit një supermakinë MekLaren "F1LM" për rrugë normale, në rast se "beniamini" i tij do të arrijë të fitojë tri herë titullin e pilotëve: "Ngaqë e dua shumë atë makinë, do të ishte e mrekullueshme sikur të arrija kuotën tre. Dua të fitoj sërish, kjo është e qartë. Emocionet që përfiton janë të mrekullueshme dhe Botërori i Formula 1 është padyshim kompeticioni më i vështirë, për ata që kanë marrë pjesë ndonjëherë në të". Por kur e krahasojnë me Shumakerin, ai frenon: "As nuk mendoj t‘i afrohem Shumakerit, ai ka bërë vërtet diçka speciale. Unë do të vazhdoj të garoj edhe për disa kohë, pasi ky ishte vetëm sezoni i dytë, por nuk mendoj për rekordin e tij. Nuk synoj shtatë titujt e Majkëll Shumakerit. Është pak si shumë për mua, do të ishte e mrekullueshme të fitoja tri".