Xhudo, Mediat e huaja: Historike, medalja e KelmenditFitorja e medaljes së artë në Botërorin e të rejave në Paris e xhudistes Majlinda Kelmendi bëri jehonë në mediat botërore.

Rrjetet sociale:
Fitorja e medaljes së artë në Botërorin e të rejave në Paris e xhudistes Majlinda Kelmendi bëri jehonë në mediat botërore. Vetë faqja zyrtare e Federatës Botërore të Xhudos e quajti historik momentin e triumfit të Kelmendit në finale me izraeliten. “Në pallatin e sportit ‘Pierre de Coubertin’, në konkurrimin e peshës -52 kg, kemi qenë dëshmitarë të një momenti historik, ku Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e botës. Kelmendi nga Kosova la pas në podium izraeliten Shahar Levi, turken Tugba Zehir dhe japonezen Çiho Kagaja”, ishte një nga komentet e organizmit më të lartë të xhudos në botë. Tepër e emocionuar ka qenë edhe kampionia e botës, kosovarja, e cila prej një viti mban pasaportë shqiptare. “Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të fitosh medalje të artë në një eveniment kaq të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është kampionati botëror. Ky rezultat u arrit falë punës sime të palodhshme nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka”, tha kampionia e botës, e cila ngriti peshë mbi 5000 tifozë të pranishëm në shkallët e pallatit “Pierre de Coubertin”. Ky ishte suksesi më i madh deri tani jo vetëm në karrierën e saj sportive, por edhe në historinë e sportit të xhudos në Shqipëri. Tashmë qëllimi kryesor i Kelmendit është pjesëmarrja e saj në ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
Olgert Serani (Panorama Sport)
Numri i klikimeve - 1416
E Marte, 27 Tetor 2009