E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: “Qeveria po i përdor kartat si asete për të marrë vota”



Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, akuzoi dje qeverinë, e cila, sipas tij, po përdor kartat e identitetit si asete për të marrë sa më shumë vota. Duke iu referuar aktivitetit të një dite më parë të kryeministrit Berisha me komunitetin rom, të cilëve u premtoi se do t’i japë karta falas, Xhufi u shpreh se ky është abuzim i hapur i qeverisë me pushtetin. “Qeveria po abuzon me kartat e identitetit duke i përdorur ato si aseste për të mbledhur vota. Rasti i djeshëm është shqetësues, pasi demotivon qytetarët të aplikojnë për kartën e identitetit. Që të dalim nga një situatë e tillë kartat duhet të jepen falas në mënyrë që të shpëtohet procesi zgjedhor, i cili është drejt dështimit”, - është shprehur Xhufi. Ai kërkoi që kryeministri Berisha të prezantojë në Kuvend një plan të përballimit të krizës ekonomike. Ndryshe tha Xhufi, Berisha ditën e hënë duhet të paraqitet për interpelancë në Kuvend.

10 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›