E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Erion Braçe, përgjegjës për humbjen e mandateve në Berat”

 

Grupi i këshilltarëve socialistë të Bashkisë Kuçovë, cilësojnë deputetin socialist Erion Braçe si përgjegjësin kryesor për humbjen e mandateve të tjera socialiste në qarkun e Beratit. Përmes një peticioni drejtuar kryetarit në detyrë Edi Rama, i kërkojnë distancim nga deputeti Braçe pasi sipas tyre, ai ka mbajtur një qëndrim denigrues ndaj Bashkisë së Kuçovës dhe këshilltarëve socialistë, që punuan gjatë fushatës për fitoren e koalicion “Bashkimi për ndryshim”. Sipas tyre, në fushatën zgjedhore, Braçe nuk kishte kundërshtar politik PD-në, por partitë aleate të koalicionit të PS-së, si G99, të cila gjente mjaft mbështetje në bashkinë e Kuçovës. “Me këtë deklaratë i kërkojmë kryesisë socialiste dhe kryetarit të PSSH Edi Rama, deputetëve socialistë të Qarkut Berat të distancohen nga qëndrimi i Erion Braçes dhe personave që ndikuan negativisht me trakte të shëmtuara të shpërndara sa andej këtej Kuçovës dhe të rivlerësojnë punën dhe arritjet shumë të mira të Sashkisë Kuçovë e të së zgjedhurve vendorë në këshillin bashkiak, por dhe të së zgjedhurve në forumet e PS-së së kësaj bashkie”, shprehen në peticionin e tyre këshilltarët socialistë të Bashkisë Kuçovë.

Pikat e kërkesës

• Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë

• Përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH

• Përgatitjen dhe Administrimin e Kongresit

• Garantimin e transparencës gjatë ditës së Kongresit

• Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PSSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›