E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR le federaten: Tani koalicion

Partia Republikane pas zgjedhjeve te vitit 2005 vazhdon te mbetet edhe partia aleate me e afert e Partise Demokratike. Pak kohe me pare perfaqesuesit e kesaj partie u shprehen se do te ishte e udhes qe te gjitha partite e djathta te mblidheshin ne nje federate te perbashket, per te qene keshtu me te aferta me njera-tjetren. Por kjo ide duket se nuk i rezistoi kohes. Pak kohe me pare ne nje prononcim per "Koha Jone" kryetari i grupit parlamentare te Partise Republikane, Arian Madhi theksoi se aktualisht republikanet ishin te interesuar per te pasur nje koalicion te perbashket me PD-ne per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Madhit, federata mund te diskutohej ne nje kohe te dyte, mbase pas perfundimit te ketyre zgjedhjeve. Por ajo qe eshte e sigurt ne marredheniet mes dy partive lidhet me faktin se PR do te vazhdoje te jete perseri ne krah te PD-se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke qene se gjate ketyre 4 viteve ka qene partia e dyte e mazhorances. Nderkohe qe presidenti i Asamblese se PR, Godo, me se njehere ka paralajmeruar per te mos mbeshtetur fitoren te percarja PS-LSI, por te mireqeverisja, pasi perplasja e se majtes vetem prodhon vota, ku sistemi favorizon fitoren.

Emini ka mohuar akuzat, gjykata cakton masen "arrest me burg'


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›