Juventus, Siti e Romalëvizjet e fundit në merkato
ROME-As Ledezma, as Palombo: Juventusi ka identifikuar Zhermen Zhenas, mesfushorin 28 vjeccar të Totenhemit si një përfocim të mundshëm për mesfushën. Lajmi është bërë i ditur nga Daily Mail, që ka konfirmuar kontaktet mes drejtuesve të klubit bardhezi dhe agjentit të lojtarit, Fil Smith. Tratativa mund të mbyllet mbi bazën e 10 milionë stërlinave, ndërkohë që mesfushori anglez ka një kontratë prej 2 milionë eurosh në vit me klubin londinez. Por, raportet e tij me teknikun Redknap janë në krizë.
Siti
Pas blerjeve të shumta në merkaton e verës, objektivi kryesor i drejtuesve të Manccester Sitit është të largojnë sa më shumë futbollistë nga organika e fryrë. Dje është larguar Kreg Belami, që ka shkuar në huazim te Kardifi në Uells, ndërkohë që krerët e klubit i kanë kërkuar edhe Stefën Ajrlend që të shohë për një tjetër destinacion. Ka qenë Devid Plat, zëvendësi i Manccinit që i ka dhënë atij këtë urdhër. Roke Santa Kruz është një tjetër që do të largohet, ndërsa Siti kërkon edhe David Luiz nga Benfika.
Behrami
Transferimi i Valon Behramit te Roma duket se është më i mundshëm tashmë dhe për këtë, një meritë të madhe ka e fejuara e tij seksi, Elena Bonzani. Kjo e fundit nuk është ambientuar dot në Londër dhe i ka kërkuar futbollistit që të rikthehen në Itali për të rritur vajzën e tyre të vogël, Sofinë, 18 muajshe. “Nuk kam probleme të luaj me Romën edhe pse kam qenë lojtar i Lacios, - deklaroi dje Behrami. – Por, për momentin s’ka asgjë konkrete dhe unë jam futbollist i Uest Hemit”, shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)