Shuhet Kosiga Topi mesazh ngushëllimi Napolitanos
TIRANE-Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano për ndarjen nga jeta të Presidentit italian, Françesko Kosiga.
Zyra për shtyp e Presidentit bën të ditur përmbajtje e mesazhit, ku në emër të popullit shqiptar shprehet dhimbja për humbjen e ish-Presidentit Kosiga.
“I nderuar zoti President, Me hidhërim mësuam lajmin e ndërrimit jetë të Presidentit Françesko Kosiga.
Ndarja nga jeta e Presidentit Kosiga është një humbje për familjen dhe të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Presidenti Kosiga, gjatë ushtrimit të mandatit të tij presidencial, dëshmoi vlera dhe devotshmëri ndaj shtetit dhe popullit italian, duke dhënë kështu një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Republikës Italiane.
Ne shqiptarët, veçanërisht për shkak të miqësisë së fortë dhe lidhjes shpirtërore historike me popullin italian, e përjetojmë këtë çast me dhimbje.
Me lejoni që, në këto momente, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta njerëzore!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi”, citohet në mesazhin e Presidentit Topi.
(d.b/BalkanWeb)