E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministria mohon se ka negociuar për dorëzimin e Ilir Mukës

TIRANë- Zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli e konsideroi sot, sajime dhe tërësisht të pavërtet, lajmin e një gazete të përditëshme, sipas së cilit kryeministri dhe dy deputetë të Vlorës kanë negociuar për dorëzimin në polici të Ilir Mukës, akuzuar për vrasjen e qytetarit Aristotel Guma.

Përmes një deklarate për shtyp, Mëhilli theksoi se përveç deklaratës publike për dënimin e aktit dhe kërkesës ndaj organeve të rendit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorit të krimit, Kryeministri Berisha nuk ka bërë asnjë hap tjetër siç pretendon e përditshmja.
Në një deklaratë dhënë për mediat tre ditë më parë, Kryeministri Berisha e konsideroi një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm ngjarjen e ndodhur në Himarë, ku humbi jetën 35 vjeçari, Aristotel Gumi. Kryeministri kërkoi nga organet e rendit të bëjnë çdo përpjekje për të vendosur autorin kryesor të këtij krimi para drejtësisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›