E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Ruli tregon marrëveshjet mes për energjinë mes Italisë-Shqipërisë

Kuvendi i Shqiperise Tiranë, 4 Dhjetor, 11:40, NOA - Marrëveshjet e firmosura së fundi mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për energjinë, u bënë objekt diskutimi në Kuvend.

Në kohën e diskutimeve të lira deputeti socialit Andis Harasani i kërkoi Qeverisë të japë shpjegime për një sërë çështjesh, përfshirë faktin sa ndikojnë marrëveshjet e nënshkruara me Italinë për furnizimin e Shqipërisë me energji, apo ndikimi i tyre në mjedis.

Sipas Harasanit, qeveria ka dëshmuar mungesë transparence për këto investime. Ndërkohë e menjëhershme ka qenë përgjigjja e ministrit Genc Ruli.

Ai dha shpjegime për zonat ku do të ngrihen impiantet energjetike, në Fier e Vlorë. Sipas Rulit, kontratat për këto projekte janë në përmbushje të të gjitha standardeve.

Si përparësi të këtyre projekteve, Ruli përmendi faktin, se do të rritet numri i vendeve të reja të punës, përmirësim i rrjetit rrugor apo dhe rritjen e të ardhurave fiskale.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›