Xhungla, aty ku kanceri nuk ekziston
Epidemiologët i quajnë "cold spot" ("pikat e ftohta") ato zona në hartë ku një sëmundje është e panjohur. Janë objekt studimi për të gjetur se cilët janë faktorët që i detyrohen kësaj mungese. Nga ana tjetër ka "hot spot" ("pika të nxehta"), ku këto sëmundje janë shumë të pranishme. Po të vërejmë me kujdes në hartë, pikat e ftohta janë në zonat ku kanë mbijetuar traditat arkaike; ndërsa te pikat e nxehta, kryesisht në botën perëndimore, janë përqendruar të gjitha sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, tumoret, obeziteti, kariesi. Pra ç‘duhet të bëjmë, të transferohemi te pikat e ftohta, apo të importojmë stilin e jetesës.
Sëmundja - Tumor në zorrën e trashë
Vendi - Kamerun
Në Kamerun, dhitë dhe lopët janë qendra e familjes dhe siguria kundër urisë: nuk preken. Ushqimi është vegjetarian: fruta, zarzavate, drithëra integrale, pak peshk dhe mish iriqi. Ushqimi i pasur me papastërti favorizon formimin e fekaleve, duke shkaktuar kështu tumor në zorrën e trashë.
Sëmundja - Depresioni
Vendi - Islanda
Në pjesën më të madhe të vitit bën ftohtë dhe është errësirë. Në Islandë, depresioni, përfshi atë stinor, është i panjohur. Islandezët përdorin një dietë hiperproteike. Meritë e yndyrave omega 3 të cilat i marrin nëpërmjet ngrënies së peshqve, zogjve të detit, gjitarëve.
Sëmundja - Jetëgjatësia
Vendi - Sardenja
Në Silanus, numri i të moshuarve është i lartë. Sekreti për epidemiologët është një gotë vere që konsumojnë në vakt. Një dietë pothuajse e gjitha vegjetariane, e pasur me pak mish kafshësh dhe shumë peshk, ndarja e stresit me bashkëshortet/ët dhe shumë aktivitet fizik.
Sëmundja - Diabeti
Vendi - Meksika
Në pjesën jugore të Meksikës, 50000 tarahumara indigos janë besnikë ndaj traditave të bazuara në tri produkte: bathë, drithëra, fruta. Bagëtitë theren vetëm për martesa dhe festa speciale. Këtu nuk ekzistojnë diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret.
Sëmundja - Kariesi
Vendi - Fiji
Kariesi i dhëmbëve nuk shfaqet te kafshët e egra dhe popujt që shquhen në profesionin e peshkatarëve, gjuhëtarëve, mbledhësve, si në disa zona të Afrikës, Amazonës, ato malore dhe në Paqësor. Kariesi dentar shfaqet tek ata persona që kanë një dietë të pasur me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe te kafshët shtëpiake.
Sëmundja - Tumori i gjirit
Vendi - Okinaua
Ishulli japonez, Okinaua, shquhet për shumë rekorde: aktualisht këtu nuk njihet tumori i gjirit, sëmundja e prostatit dhe banorët janë pothuajse të gjithë jetëgjatë. Dieta e tyre bazohet te zarzavatet, djathi i sojës, supa me sojë të fermentuar dhe pak peshk. Ndiqet rregulli konfucian: "Hara hachi bu" ("Ngrihu gjithmonë nga tavolina pa u ngopur").
Sëmundja - Obeziteti
Vendi - Brazil
Shkaktarë për vdekjet e banorëve në fshatrat e Amazonës janë kryesisht plagët, tetanosi, kafshimet e gjarpërinjve, malaria dhe diarreja, por janë të panjohura patologjitë kardiovaskulare, diabeti, depresioni, artriti dhe obeziteti. Dietat janë të bazuara në fruta, supë peshku e fasuleje, si dhe gjellëra në tavë. Gjithashtu shquhen për shumë aktivitet fizik.
Sëmundjet kardiovaskulare
Vendi - Kretë
Kreta është qendra e vërtetë e dietës mesdhetare. Është një "dietë anti-inflamatore": drithëra integrale, fruta të freskëta e zarzavate; bathë dhe arra, ullinj dhe vaj ulliri, shpesh peshq, kos, si dhe erëza aromatike për frymëmarrjen; rrallë mish, verë me raste dhe aktivitet të rregullt fizik. Pastaj, ortodoksët praktikantë janë edhe më të shëndetshëm.
Pikat kyçe
Diabeti, infarkti, tumoret, kariesi dentar, janë të zakonshme në botën perëndimore dhe të panjohura në vendet e pazhvilluara
Natyrisht që gjenet nuk ndikojnë: kur vendasit emigrojnë në zona më të civilizuara, fillojnë të sëmuren
Faktori mbrojtës fshihet te stili i jetesës: ushqim i pasur me zarzavate, peshk, si dhe shumë aktivitet fizik