E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë fëmijë vriten nga babai

Sipas autoriteteve policore, pesë fëmijë u gjetën të vdekur në një shtëpi në Uashington. Zëdhënësi i zyrës së sherifit të Kontesë Pirs, Ed Trojer, sqaroi se të miturit, nga mosha 7 në 16 vjeç, ishin vrarë nga i ati, i cili, pas masakrës, është vetëvrarë në një zonë aty pranë. Trupi i tij u gjet pa jetë, ndërkohë që makina me të cilën udhëtonte ishte ende e ndezur. Bëhet me dije se katër vajzat dhe djali shtatëvjeçar u vranë me armë zjarri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›