Bush: Ngushellime per tragjedine
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes (SHBA), Xhorxh Bush, vleresoi dje si jetesor per Shqiperine te eliminoje municionet e teperta te rrezikshme. Ne nje mesazh ngushellimi, drejtuar dje Presidentit Bamir Topi, Bush shpreh ngushellimet e tij dhe popullit amerikan per ngjarjen tragjike te Gerdecit. "Ne emer te popullit amerikan, ju shpreh ngushellimet e mia me te thella per tragjedine qe ndodhi ne Gerdec, si pasoje e se ciles u plagosen dhe humben jeten shume qytetare te pafajshem", tha Bush. Presidenti amerikan vleresoi vendosmerine e Shqiperise per te zhdukur municionet e teperta te rrezikshme. "Incidenti i Gerdecit na tregoi se sa jetesor eshte per Shqiperine dhe bashkesine nderkombetare te qenit te perkushtuar ndaj programeve, te cilat ne menyre te parrezikshme e eliminojne kete rrezik ndaj sigurise publike", theksoi ai.
SSSASS