E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ishte deshtim, do kete reforme te thelle

Kryeministri Berisha pranoi diten e djeshme se shume institucione, mes tyre dhe Ministria e Mbrojtjes kishin deshtuar ne parandalimin e tragjedise te ndodhur ne Gerdec, nje jave me pare. Pas vizites se zhvilluar ne Spitalin Ushtarak, per te mesuar mbi shendetin e te plagosurve qe kurohen aty, Kryeministri deklaroi se pergjegjesia per ngjarjen ishte shtrire ne shume institucione. "Deshtim eshte ne Ministrine e Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem, ne dy sherbimet, ne institucionet e tjera te tatimeve, te inspektimit, ne shtrimin e informacionit, ne sistemin e prokurorise, sepse ju e keni te qarte se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra ne kembe", deklaroi kreu i qeverise ne nje prononcim per median. Sipas Berishes, ishte e rendesishme qe te merreshin reforma te thella ne nje numer institucionesh, ne menyre qe tragjedi si ajo e Gerdecit te parandaloheshin ne kohe.
F.M

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›