E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti amerikan Obama takon Sakashvilin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të takojë homologun e tij gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Bisedimet pritet të fokusohen në çështjet e sigurisë ndërkombëtare, si dhe në reformat demokratike në Gjeorgji, përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare atje.

Dy liderët takohen në kohën kur vendet e tyre shënojnë njëzet vjet të marrëdhënieve diplomatike.

Vizita e Sakashvilit në Shtëpinë e Bardhë gjithashru vjen përpara samitit të NATO-s në Çikago. Në takimin e majit, NATO-ja pritet të diskutojë çështjen e anëtarësimit të Gjeorgjisë në aleancën ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›