E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llogaritë sekrete të BIK-ut

Prishtinë, 18 gusht – Me afro 6.5 milionë euro të hyra, dhe 5.5 milionë shpenzime, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka deponuar në bankë mbi 2.2 milionë euro. Në raportin financiar për vitin 2009, të cilin e posedon Infopressi, e të cilin e ka miratuar Kuvendi i BIK-ut, për këtë lëvizje financiare nuk jepet asnjë shpjegim. 

Askush nga Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur të jap ndonjë sqarim për këtë.

Ky raport që i ka vetëm 4 faqe dhe është miratuar nga Kuvendi i BIK-ut si “Llogaria përfundimtare e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në Prishtinë për vitin 2009”, nuk figuron nënshkrimi i kryetarit të këtij Kuvendi, Xhabir Hamiti, por vetëm i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, dhe referentit financiar të BIK-ut, Kasim Gërguri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›