E Diel, 1 Nëntor 2026

Yanga-Mbiwa refuzoi Arsenalin, pret Milanin

Qendërmbrojtësi i Montpellier, Yanga-Mbiwa ka pranuar se “refuzoi Arsenalin për Milanin” gjatë verës dhe ende shpreson për transferim te Rossonerët.

Gjatë një interviste me të përditshmen franceze L’Equipe, 23 vjeçari konfirmoi dëshirën e tij për kalim në San Siro, edhe pse kjo nuk u realizuar gjatë afatit kalimtar të verës.

“Galliani erdhi në Montpellier, por oferta nuk ishte bindëse. Arsenali më kërkoi, por unë e doja vetëm Milanin. Jam i dëshpëruar se si shkoi gjithçka por ende shpresoj të kaloj atje, madje menjëherë në janar”, deklaroi Yanga-Mbiwa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›