E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manastirit i Deçanit: Po kërkojnë ta na marrin tokën tonë

Forca të shumta të KFOR-it dhe Policisë kanë bllokuar sot, Manastirin e Deqanit. Kështu ka bërë të ditur, Dioqeza e Prizrenit. Sipas tyre rrethimi nga forcat e sigurisë është bërë për shkak të kërcënimeve të Komunës se Deçanit dhe grupeve ekstremiste se do të protestojnë para manastirit për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për dhënien e pronave këtij manastiri”.

“Ata kanë paralajmëruar për sot të protestojnë para dyerve të manastirit dhe për shkak të kërcënimeve të hapura, peshkopi i manastirit, Sava Janjiq ka vendosur të mbyll portën kryesore për të gjithë vizitorët, për herë të parë në 13 vitet e fundit”, thuhet në njoftim.

Sipas Dioqezës, autoritetet komunale po zhvillojnë fushatë mediale dhe politike “që me presione dhe kërcënime ta hedhin poshtë vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe manastirit t’ia marrin 50 përqind të pasurisë”.

“Udhëheqësit e komunës dhe grupet ekstreme dëshirojnë që para manastirit të protestojnë. KFOR-i dhe policia kanë bllokuar me kordonë praninë e tyre në manastir”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

Ndryshe, Komuna e Deçanit ka informuar se është anulohet vizita e Ambasadorit gjerman, Peter Blomeyer, që ka apsur ti bëjë  kësaj Komune.

Sipas paralajmërimit të bërë, dje ishte paraparë që në komunën e Deçanit, konkretisht në zyrën e kryetarit të Komunës për vizitë do të qëndronte Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Peter Blomeyer,ku temë e diskutimit ishte çështja e Manastirit të Deçanit, dhe problemi me pronat.

Por kjo vizitë është anuluar ngase Ambasadori Peter Blomeyer, është arsyetuar se nuk dëshiron që të pranishëm të jen mediat por edhe takimi të zhvillohet jashtë objektit të komunës së Deçanit gjë të cilët kryetari Selmanaj nuk e ka pranuar dhe vizita është shtyrë për një kohë të pa caktuar në komunën e Deçanit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›