Mbyllet “takimi midis dy botëve”, me grekët
Kuarteti grek "Kinisis", i përbërë nga instrumentistë të njohur si solistë edhe në fushën e muzikës së dhomës dhe Ansambli "Dropulli" mbyllën të hënën Festivalin Ndërkombëtar "Takimi muzikor mes dy botëve", të organizuar në kështjellën shumëshekullore të Gjirokastrës. Në këtë koncert katër instrumentistë Odysseas Korelis, violina e parë, Franc Shestani, violina e dytë, Ilias Sdoukos, violinë e tretë, si dhe violonçelisti Vangjel Nina, interpretuan përpara publikut gjirokastrit pjesë nga partiturat e njohura të muzikës klasike, si "Harqesh nr. 1", "Moderato", "Allegro scherzoso", "Epirotikos", "Kritikos", "String Quartet no. 12", "Allegro spiritoso" etj. Kuarteti grek "Kinisis", i krijuar nga kompozitori i njohur grek, Manos Hatzidakis, ka interpretuar për herë të parë në vitin 1993 në "Orkestrën e Ngjyrave", e cila është një nga orkestrat simfonike më kryesore të Greqisë. Solisti i këtij kuarteti, Franc Shestani, pas përfundimit të shfaqjes tha se "ishte një kënaqësi të interpretojë pjesë klasike në kështjellën shumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës". "Kisha dëgjuar shumë për këtë kala të mrekullueshme, por asnjë herë nuk më kishte shkuar ndërmend që muzika klasike gërshetohet aq bukur në këtë monument të rrallë", - tha solisti i kuartetit, Franc Shestani, duke shtuar se "në qoftë se organizatorët do të më ftonin përsëri, plotësimi i kërkesës së tyre do të ishte e menjëhershme".
Repertori i kuartetit përmban vepra që nga kompozitorët klasikë e deri tek ata kontemporanë. Sigurisht vend të veçantë zënë dhe veprat e kompozitorëve grekë, ku disa iu kanë dedikuar veprat e tyre kuartetit, ku disa prej tyre qarkullojnë dhe në CD. Kuarteti i Harqeve "Kinisis" është një nga ansamblet më të rëndësishme të muzikës së dhomës në jetën koncertale të Greqisë. Festivali Ndërkombëtar "Takimi muzikor mes dy botëve" vijoi më pas me ansamblin polifonik të "Dropullit", të cilët përcollën tek publiku traditën e kësaj krahine. Ndërthurja e muzikës popullore me kostumet tradicionale i dhuruan publikut katër valle.
Presidentja dhe themeluesja e shoqatës shqiptaro-franceze "Argjiro", Ilda Mara, tha gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Kështjellën e Gjirokastrës se "qëllimi i këtij festivalit ndërkombëtar ishte bashkimi i dy rrymave muzikore, atë klasike me tradicionalen në një të vetëm, si dhe promovimit të qytetit të gurtë në arenën botërore".
"Dua të falënderoj publikun vendas që kalanë e Gjirokastrës e shndërruan në epiqendrën rajonale të muzikës klasike e asaj kontemporane të bazuara në traditën popullore, që padyshim tërhoqi një numër të madh turistët vendas dhe të huaj", - theksoi Mara.
Festivali Ndërkombëtar "Takimi muzikor mes dy botëve", i cili u zhvillua prej katër ditësh në Kalanë e Gjirokastrës, u organizua nga shoqata franko-shqiptare "Argjiro" dhe u mbështet nga deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Gjatë katër ditëve të aktivitetit kulturor u ngjitën në skenën e kështjellës së Gjirokastrës mbi pesëdhjetë artistë shqiptarë dhe të huaj. Në këtë festival morën pjesë grupi polifonik korsikan (Francë), Bilbilenjtë e Progonatit (Shqipëri), Ansambli Dropulli (Shqipëri), grupi polifonik "Ergjeria", Shqipëri, Okteti Plus i burrave të Kosovës, Kuarteti grek Kinisis (Greqi), Kuarteti Alban dhe sopranoja italiane Antonia Palazzo, si dhe violinistja franceze Louise Chisson, shoqëruar në piano nga Silva Skënderi.
Libri në Pallatin e Kongreseve
Rreth 150 shtëpi e ente botuese, agjenci shpërndarjeje libri, studio grafike e diskografike, shtypshkronja, organizata që kanë si objekt kryesor të punës së tyre librin, pritet të marrin pjesë në Panairin e Librit “Tirana 2008” që do të organizohet nga 14-18 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Panairi i Librit "Tirana 2008" është i 11-ti që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe konsiderohet si ngjarja më e madhe kulturore në punën me librin që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Panairi i Librit "Tirana 2008" ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit. Organizimi i një veprimtarie të tillë do të bashkojë rreth vetes të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përfaqësuesit e shtypit e medias etj., me synimin për krijimin e zhvillimin e kontakteve tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht të rinisë, në kushtet e mungesës së plotë të sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.
“Gjatë ditëve të panairit, nga organizatorët, ekspozuesit dhe krijuesit, në mjediset e panairit, do të organizohen konferenca shtypi, paraqitje librash, biseda e debate me lexues e dashamirës të librit, takime me shkrimtarë etj”, - tha kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Fatmir Toçi. Gjatë ditëve të panairit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës dhe rrethit, do të organizohen vizita të organizuara nga nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve, si pjesa më masive e interesuar për librin.